TEB lansoi faqen e re të internetit

Banka TEB në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të lehta për klientët e vet ka lansuar faqen e internetit me dizajn të ri.

Në ditët e sotme ku qasja në botën e kontaktit virtual është mëse e rëndësishme për të marr informata për shërbime të duhura për klient, TEB Sh.A. ka lansuar faqen e saj te internetit me dizajn dhe navigim të ri.

Mundësia e navigimit miqësor dhe të lehtë për të gjitha informacionet në një klik kanë qenë qëllimi kryesor të kombinuara me interaktivitetin e plotë për shërbimet bankare të klientëve individual dhe atyre biznesor.

Kampanjat për klient, kartelat bankare, informatat e shërbimeve, lokacionet e degëve dhe ATM dhe informatat e aktiviteteve të Bankës do të paraqiten në faqen e internetit në të tri gjuhët, ndërsa kalkulatori i kredi dhe mundësitë tjera ofrojnë bankën edhe më afër me klientët tanë.

Faqja e re e internetit do të jetë në përputhje të plotë të navigimit nga kompjuter, telefona të menqur dhe tabletë.

Bank TEB si lider në Kosovë në zhvillimin trendeve teknologjike duke marrë për bazë ekspertizën e bankimit botëror të BNP Paribas, pjesë e së cilës është do të jetë në shërbim të ofrimit të shërbimeve bankare bazuar në kërkesat e klientëve.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!