Kujdesi ndaj klientëve

Ne vlerësojmë komentet tuaja. Ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm për të na kontaktuar, parashtruar ankesë, komplimentuar apo sygjeruar mbi produktet dhe shërbimet tona.

Si të parashtroni ankesë

Në TEB SH.A., ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbim të shkëlqyer për klientët tanë. Nëse nuk ofrojmë atë që ju e prisni, ne dëshirojmë të na jepni mundësinë që të përmirësohemi.

Për të përmirësuar nivelin dhe cilësinë e shërbimeve dhe produkteve bankare që i ofrojmë, ne jemi duke u përqendruar më shumë në shërbimet për klientët tanë.

Nëse diçka nuk shkon në rregull, ne do ta zgjidhim problemin sa më shpejt dhe më drejtë që është e mundur.

Ju ftojmë të na kushtoni pak kohë dhe vëmendje duke dhënë sugjerime, mendime dhe ankesa të çfarëdo natyre.

Kur i trajtojmë ankesat, ne do të:

Jemi të afërt – do t’ua lehtësojmë që të na kontaktoni
Dëgjojmë – ne gjithmonë do t’u kushtojmë komenteve tuaja vëmendjen e duhur
Jemi të drejtë – do të ju trajtojmë me drejtësi, mirësjellje dhe shpejtësi
Ju japim përgjigje – ne do të ju japim shpjegim dhe t’ju kërkojmë falje nëse shërbimi ynë nuk i ka plotësuar pritjet tuaja; dhe
Komunikojmë me ju – ne do të përpiqemi të sigurojmë që ju të jeni të kënaqur me mënyrën se si e kemi trajtuar çështjen

Ne e vlerësojmë mendimin tuaj si kontribut i çmuar që na ndihmon ta arrijmë qëllimin tonë, që të përmirësojmë produktet tona dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojmë.

Ku mund të dërgoni sygjerimet/ankesat?

Informacioni juaj ose problemet tuaja të çfarëdo lloji mund të dorëzohen duke na kontaktuar në këto mënyra:

Personalisht:
Vizitoni degën dhe flisni me Menaxherin e degës ose ndonjë anëtar tjetër personelit.

Telefon:
Kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në +383 38 230 000
Me shkrim:
Plotësoni formularin e ankesës në dispozicion në kutitë e caktuara për ankesa në të gjitha degët e TEB-it

E-mail:
Shkruani në kujdesiklienteve@teb-kos.com

Faqja e internetit:
Plotësoni dhe dorëzoni formularin elektronik në dispozicion në Forma e ankesave online
kujdesiklienteve@teb-kos.com/formular i ankesave

Çka do të thotë ‘propozim/sygjerim’?

Propozimet mund të përfshijnë idetë dhe opinionet, zbatimi i të cilave mund të çojë në shërbime më të mira dhe më të përshtatshme për ju.

Çka do të thotë ‘ankesë?

Çdo përvojë negative, ose pakënaqësi, me produktet dhe shërbimet që i ofron banka, komunikimi i tyre ose sjellja e pahijshme nga personeli.

Sa duhet të prisni për përgjigje?

Ekipi ynë i Kujdesit për klientë do të shqyrtojë kërkesën tuaj menjëherë dhe të përgjigjet brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e pranimit te ankesës. Ne bëjmë më të mirën tonë për të arritur këtë afat kohor; mirëpo, nëse për ndonjë arsye nuk mund të ju japim përgjigje, ju do të njoftoheni me e-mail zyrtar ose me telefon. Në përputhje me kornizën tonë të kujdesit për klientë, gjithashtu do të ju japim arsyen e vonesës dhe të ju njoftojmë se kur mund ta prisni përgjigjen.

Për informata më të hollësishme se si të bëni një ankesë, ju lutemi shkarkojeni formularin e mëposhtëm:

Si të parashtroni ankesë