TEB Bank dhe PriFest rinovojnë partneritetin për mbështetjen e kinemasë, kulturës dhe kreativitetit në Kosovë
Banka TEB dhe PriFest - Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen vjetore të sponsorizimit, duke shënuar vitin e dytë të partneritetit të tyre, të ndërtuar mbi një vizion të përbashkët për mbështetjen e kulturës, kinemasë dhe industrive kreative në Kosovë.
Vazhdimi i këtij bashkëpunimi konfirmon përkushtimin e Banka TEB për të investuar në iniciativa që pasurojnë jetën kulturore të vendit, promovojnë talentin vendor dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë së filmit dhe shkëmbimit ndërkombëtar kulturor.
Përmes këtij partneriteti, Banka TEB vazhdon të mbështesë misionin e PriFest për promovimin e kulturës filmike, zhvillimin e talenteve të rinj dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes profesionistëve të filmit nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Kjo mbështetje kontribuon gjithashtu në fuqizimin e ekonomisë kreative, duke u ofruar artistëve dhe krijuesve hapësira për të ndarë histori, ide dhe perspektiva që frymëzojnë shoqërinë.
"Në TEB Bank besojmë se investimi në kulturë është investim në njerëz, kreativitet dhe të ardhmen e shoqërisë sonë. Jemi krenarë që vazhdojmë partneritetin me PriFest, një ngjarje e cila prej vitesh ka luajtur rol kyç në pasurimin e jetës kulturore në Kosovë dhe në promovimin e vendit në skenën ndërkombëtare të filmit," tha drejtori menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz.
PriFest, si festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit në Kosovë, vazhdon të sjellë në vend regjisorë, producentë, aktorë dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota, duke krijuar mundësi të vlefshme për rrjetëzim, edukim dhe bashkëpunim për talentet vendore.
"Jemi të lumtur që po vazhdojmë rrugëtimin tonë me TEB Bank edhe në vitin e dytë të këtij partneriteti. Mbështetja e tyre e vazhdueshme na mundëson të zhvillojmë programe cilësore gjatë tëre vitit, të mbështesim krijuesit e rinj dhe të forcojmë shkëmbimin kulturor rajonal dhe ndërkombëtar. Së bashku po kontribuojmë në ndërtimin e një ekosistemi më të fuqishëm për filmin dhe kulturën në Kosovë," tha drejtori i PriFest, Fatos Berisha.
Me hyrjen në vitin e dytë të bashkëpunimit, TEB Bank dhe PriFest rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur kreativitetin, dialogun kulturor dhe zhvillimin e brezave të rinj të kineastëve dhe artistëve, duke sjellë histori frymëzuese që lidhin komunitetet dhe tejkalojnë kufijtë.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!