Punojmë tokën tonë!

Banka TEB mbështet Agro bizneset me kredi për bujqësi deri në 200,000€ me kushte preferenciale dhe mundësi për t'i caktuar kushtet së bashku.

Shfrytëzoni kreditë tona për të blerë pajisje, për ta shtuar bagëtinë, renovimin e fermës suaj apo investime të tjera me norma shumë më të favorshme. Kreditë tona u përshtaten nevojave tuaja.

Kush mund të aplikoj për kredi?
Të gjithë klientët që mirren me agrobiznes.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
• Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
• Dokumentet e biznesit tuaj

Përfitimet e kampanjës
• Shuma e kredisë duke filluar nga 10,000€
• Shpenzimet administrative: 0.50 %
• Maturiteti maksimal i kredisë: 84 muaj
• Norma vjetore e interesit duke filluar nga 6.96%
• Norma efektive e interesit duke filluar nga 7.35%

Dokumentet shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
• Bashkëhuamarrës
• Garantues
• Hipotekë: Fleta poseduese dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
• Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).

TEB bankë për një botë në lëvizje!