Roli i Bankave në përshpëjtimin e zhvillimit dixhital, të gjelbër, të përshtatshëm dhe gjithpërfshirës në Kosovë

Zëvendës Drejtori i përgjithshëm i Bankës TEB Sh.A., Dren Krypa ka udhëhequr panelin “Roli i Bankave në përshpëjtimin e zhvillimit dixhital, të gjelbër, të përshtatshëm dhe gjithpërfshirës në Kosovë” që është mbajtur në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Me rastin e 20 vjetorit Shoqata e Bankave të Kosovës ka organizuar konferencën me temën kryesore "Përshpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmëje më të qëndrueshme për Kosovën".

Në konferencë kanë qenë pjesëmarrës institucione dhe personalitete të rëndësishme të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin dhe suksesin e sektorit bankar në Kosovë.

Për më shumë, diskutimi i konferencës është fokusuar në dy tema:

  • Roli i bankave në përshpejtimin e zhvillimit dixhital, të gjelbër, te qendrueshem dhe gjithëpërfshirës në Kosovë.
  • Rritja e prodhimit vendor dhe eksporteve duke rritur qasjen e përgjithshme në financa për NVM-të.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!