Dega Rruga B me lokacion të ri

Njoftohen të gjithë klientët e Bankës TEB Sh.A. se Dega Rruga B është zhvendosur në lokacion të ri!

Dega Rruga B e Bankës TEB Sh.A. ka kaluar në lokacion të ri: Rruga Hermine Lekaj, “Iliria Building” No. 51 lokali 1-1 në përdhesë, Prishtinë, me qellim që të ofrojmë komoditet më të mirë në kryerjen e shëbimeve bankare për klientet.

Në degën me adresë të re klientët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, si dhe do të kenë qasje në ATM 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve.

Zhvendosja në lokacionin e ri do të bëhet me datë 24 shkurt 2023.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!