Resetimi i fjalëkalimit të e-banking dhe TebBusiness Mobile për biznese

Resetimi i fjalëkalimit mund të bëhet nëpërmjet Qendrës së thirrjeve (038 230 000)

Banka TEB Sh.A. njofton të gjithë klientët e vet biznesor se ka filluar të aplikojë resetimin e e-bankingut dhe TebBusiness Mobile nëpërmjet kanaleve alternative.

Në kohën e emergjencës sociale ku qarkullimi është i kufizuar për arsye të shëndetit publik për të gjithë, Banka TEB ju ofron bizneseve mundësi shtesë në lidhje me kryerjen e shëbrimeve nëpërmjet kanaleve digjitale, sikur e-banking e TebBusiness Mobile.

Për klientët ekzistues që përdorin shërbimin e-banking dhe aplikacionin TebBusiness Mobile, resetimi i fjalëkalimit mund të bëhet vetën nga pronari/ët e biznesit duke kontaktuar me telefon Qendrën e thirrjeve (038 230 000), të cilët do të ju informojnë në lidhje me procesin e mëtutjeshëm.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.