Banka TEB vazhdon bashkëpunimin me FKGK për Start Up Biznese

5 Janar, 2023

Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.

Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:

  • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
  • Rrjetëzimit, si dhe
  • Mentorimit.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Start up, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!