PËRGJEGJËSITË TUAJA
Këshilla për sigurinë tuaj në TEB
E-banking Metodat e mashtrimit kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar me kohë dhe varësisht nga teknologjia. Emailat mashtrues kohët e fundit janë rritur në numër dhe këta lloj emailash duken sikur dërgohen nga një bankë ose institucion tjetër financiar. Përmes linçeve në këto emaila do të ju kërkohet që të jepni informatat personale, informatat e kartelës, fjalëkalimet dhe fjalëkalimet e internetit. Këto lloj aktivitetesh janë përpjekje për mashtrim. Për këtë arsye, mos iu përgjigjni këtyre emailave dhe mos jepni informatat që ju kërkojnë.
TEB asnjëherë nuk do të kërkoj informata personale nga klientët dhe nuk do të dërgojë fjalëkalimet përmes emailit.
Kur dëshironi të përdorni TEB E-Banking, shënoni adresën www.teb-kos.com në kërkuesin tuaj të internetit.
Mund të kontrolloni dhe përdorni masat e sigurisë që ofrohen nga TEB E-Banking.
Klientët që përdorin Internet Explorer dhe Netscape duhet të kontrollojnë a është shenja LOCK në skajin e djathtë poshtë në faqen ku shënohet emri i përdoruesit / fjalëkalimi dhe në faqet e transaksioneve. Kur klikohet dy herë në shenjën LOCK, duhet të shihen informatat që shpjegojnë që kjo faqe në internet është e certifikuar nga SSL dhe që i përket TEB-it. “Issued to: *.teb-kos.com” dhe “Issued by: GeoTrust SSL CA – G3” janë përshkrimet që duhet të shfaqen.
Mos kryeni transaksione bankare me internet në kompjuterët për përdorim publik (internet cafe…etj) dhe në kompjuterët e njerëzve tjerë për sigurinë e të cilëve nuk jeni të sigurt.
Ka një rrezik në kompjuterët që janë të hapur për përdorim publik, ku disa programe mund të jenë të instaluara për të kapur informatat tuaja të llogarisë dhe fjalëkalimet personale.
Mos i jepni informatat personale si emrin e shfrytëzuesit (user id) të TEB E-banking, fjalëkalimin dhe PIN-in të tjerëve. Mos i mbani këto informata diku të shkruara.
Mos e përdorni emrin tuaj, mbiemrin, datën e lindjes, numrin e telefonit etj për të formuar fjalëkalimin tuaj, duke menduar që do ta mbani mend më mirë. Këto mund të qëllohen lehtë.
Ndërroni fjalëkalimin tuaj në periudha të caktuara.
Kur të çkyçeni prej TEB E-banking përdorni tastin “Secure Logoff” dhe sigurohuni që jeni çkyçur para se të mbyllet faqja.
Personeli i TEB nuk do të kërkojë nga ju që t’ua jepni fjalëkalimin ose PIN-in. Nëse ju kërkojnë këto informata, ju lutem thirrni në numrin 038 230 000 për të informuar për këtë kërkesë.
Nëse dyshoni që ka një aktivitet të dyshimtë në llogaritë tuaja, mund ta kontaktoni TEB-in duke thirrur në qendrën e thirrjeve 038 230 000.
Nëse kartela SIM e telefonit tuaj mobil është bllokuar pa informim tuajin, është vjedhur ose humbur, menjëherë kontaktoni TEB-in duke thirrur numrin 038 230 000 në qendrën e thirrjeve, dhe operatorin tuaj të rrjetit GSM.