Shërbime unike në treg
Kush përkujdeset që investimi i juaj të jetë i sigurt?

TEB Sh.A e licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si ndermjetësues në sigurime ofron për klientet e saj, tre (3) lloje të sigurimit në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group:
- Sigurimi i Pronës/Shtëpisë për Kreditë Hipotekare
- Sigurimi Kasko i Automjeteve të reja për Kredi të blerjes së automjetit
- Sigurimi ndaj Aksidenteve Personale për Kredi Konsumuese
Merr nën kontroll sigurinë e botës tuaj tani.
Përgatitu për të ardhmen.
PËRPARËSITË E SIGURIMIT NË TEB SH.A
Produktet e Sigurimit ofrohen krahas kredisë për klientët e TEB Sh.a
Përmes blerjes se produkteve të sigurimit në TEB Sh.a, ju keni mundësi:
- a) Të përfitoni çmime konkurruese në treg
- b) Pagesë të primit të sigurimit në baza mujore, pa ngarkuar buxhetin tuaj familjar.
- c) Sigurim të investimit tuaj në rast të ndodhjes së një apo më shumë ngjarjeve siguruese
KUSH ËSHTË PËRFITUES I POLICËS SË SIGURIMIT?
Ne rast te ndodhjes se ngjarjes siguruese perfituesit e polices se sigurimit do te renditen sipas prioriteteve ne vijim:
- Përfitues i Parë (I): TEB Sh.A, deri në shumen e papaguar të detyrimit tuaj të kredisë.
- Përfitues i Dytë (II): Klienti ne cilesine e të Siguruarit (pervec vdekjes aksidentale)
- Përfitues te Tretë (III): Familjarët e të siguruarit (ne rast të vdekjes aksidentale)
Për çdo ankesë apo trajtim të dëmeve ju lutem drejtohuni në:
SIGMA INTERALBANIAN VIENNA
INSURANCE GROUP SH.A - DEGA KOSOVË
Adresa: Qyteza Pejton, rr. Pashko Vasa, pn.Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0) 38 246 301 | Fax: +381 (0) 38 246 302
Email: info@sigma-ks.net | http: www.sigma-ks.net