TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


14/04/2020

Njoftim për masat e reja gjatë vizitës nëpër degë

Banka TEB Sh.A. njofton të gjithë klientët të cilët do të vizitojnë degët tona prej nesër (14.04.2020) se për të mirën e përgjithshme të shëndetit publik duhet të rrespektojnë rregullat e reja.




Në kohën e emergjencës sociale me qëllim të mirës së përgjithshme të shëndetit publik, njoftojmë klientët të cilët patjetër duhet të vizitojnë degët tona, duhet të respektojnë distancën sociale dhe të jenë të pajisur me maskë e dorëza higjienike.
Këto masa shkojnë në kuadër të veprimeve të domosdoshme për mbrojtjen e përgjithshme shëndetësore deri ne nje vendim të ri, ndërsa bashkëpunimi i juaj vlerësohet lartë në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Degët e Bankës TEB Sh.A. do të jenë në shërbim të klientëve nga ora 09:00 deri në 14:00 prej të hënës deri të premten.
Klientë të nderuar ju ftojmë që në këtë periudhë të shfrytëzoni edhe 86 bankomate (ATM) në tërë territorin e Kosovës për të kryer shërbime më lehtë, deri sa TebMobile dhe e-banking ofrojnë një gamë të gjërë të mundësive për kryerjen e shërbimeve bankare pa pasur nevojë të vizitoni degët tona.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038230000 - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Ju lusim për mirëkuptimin tuaj, sepse vetëm së bashku mund të tejkalojmë këtë gjendje.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA