TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


12/10/2020

Fuqi Prodhuesve Vendor

Ti e fuqizon Ekonominë, TEB të fuqizon ty. Për prodhuesit vendor kredi me grejs periudhë me 0% interes për 6 muajt e parë!




Duke pasur parasysh situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë nga COVID-19, banka TEB synon të mbështesë bizneset për të tejkaluar vështirësitë e hasura dhe për zhvillimin potencial në aktivitetin biznesor me fokus të veçantë tek klientët me aktivitet të prodhimit dhe tregtimit të produkteve vendore.

Kush mund të aplikojë për kredi?

Të gjithë bizneset prodhuese vendore që operojnë në Republikën e Kosovës dhe bizneset që tregtojnë produktet vendore.

- Shuma e kredisë duke filluar nga: 20,000 EUR për Agrobizneset
- Shuma e kredisë duke filluar nga: 50,000 EUR për Bizneset
- Shpenzimet administrative: 0.50%
- Maturiteti i kredisë deri në: 84 muaj
- Grejs periudhë: 6 muajt e parë të kredisë me 0% Interes
- Norma efektive e interesit (pas grejs periudhës) duke filluar nga: 4.40%


Cka ju nevojitet për të aplikuar?

- Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
- Dokumentet e Biznesit tuaj

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:

- Bashkëhuamarrës/e
- Garantues
- Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)


Shembulli: Financimi nga banka: 100,000 Euro, Maturiteti i kredisë: 84 muaj, Norma vjetore e interesit: 4.80%, Shpenzimet administrative: 0.50%. Shuma totale që klienti duhet të shlyejë deri në fund të afatit të kontraktuar është: 117,968.53 Euro.

Oferta është valide deri më 30.11.2020.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

 


© TEB ShA