TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Llogaria e kursimeve për fëmijë

Llogaria e kursimeve për fëmijë — Kurse për të ardhmen e tyre

Kurrë nuk është herët për të filluar kursimin për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Sikurse gjyshërit dhe prindërit, ju i dini sfidat financiare përpara – kostoja e shkollimit ose trajnimit të mëtejmë, ose nevoja për një shtëpi të re kur të rinjtë rriten.

Pse të mos e hapni një Llogari të Kursimeve për Fëmijë në TEB në mënyrë që të filloni tani procesin e sigurimit të ardhmes së tyre.

Kjo llogari është e dizajnuar veçanërisht për rritje afatgjate. Ju mund të kurseni pak nga pak çdo muaj për ta arritur shumën e synuar kur fëmija ose fëmijët tuaj rriten.

Ju dhe fëmija i juaj do të fitoni interes të favorshëm në llogari.

Ne besojmë që kursimi është një mënyrë e jetesës dhe, ndoshta më e rëndësishmja, jemi të bindur se, përmes disiplinës së kursimit, fëmija i juaj do të mësojë mësime të vlefshme jetësore për planifikim financiar.

Dokumentet e nevojshme për hapje të Llogarisë së kursimeve për fëmijë

  • Një dokument valid identifikues të prindit (ID, Pasaportë ose Patent shofer).
  • Ekstrakti i lindjës së fëmijës (jo më i vjetër se 6 muaj).
  • Faturë komunale (Energjisë elektrike, ujit, mbeturinave apo fatura e telefonit) që dëshmon adresën (jo më e vjetër se 6 muaj).

Ju mund ta diskutoni llogarinë tonë të kursimeve për fëmijë në degën tuaj lokale ose të merrni më shumë informata, qoftë duke na e dërguar email në info@teb-kos.com ose nga Qendra e Thirrjeve në 038/230-000.


© TEB ShA