TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Programi për Gratë Ndërmarrëse




Nëse dëshironi të hapni biznesin tuaj, keni ide për të cilën ju nevoiten mjete financiare apo Biznesi juaj aktual ka nevoj për investime plotësuese, rritje apo zhvillim të mëtutjeshëm.

Programi për ndërmarrësi të femrave të Bankës TEB, ofron mundësi unike që të realizoni qëllimet dhe ëndrrat e juaja.

Për herë të parë edhe me kredi për Biznese Fillestare (START-UP).

Çfarë ofrojmë?

  • Paketë financimi për gratë që kanë ide të realizueshme
  • Ndihmë për një zhvillim të qëndrueshëm nëpëmjet konsulencës së partnerëve tanë
  • Grejs periudh deri në tre muaj për Bizneset fillestare (start-up bizneset)
  • Për klientet të cilat janë të rregullta në pagesat e kësteve të kredisë deri në fund të ciklit kreditor 10% kthim të shumës së paguar të interesit

Kush mund të aplikojë për kredi?
Çdo grua e cila ka apo dëshiron të ketë biznesin e saj, është pronare apo menaxhon me biznes. Aplikuesja duhet të jetë së paku 18 vjeçare.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
- Dokumentet e Biznesit tuaj

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
- Bashkëhuamarrës/e
- Garantues
- Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Ku mund të gjeni më shumë informata rreth Programit për Ndërmarrësi?
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve për biznese nga TEB, vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës, telefononi në Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.

Video këshilluese për Gratë në Ndërmarrësi

Në misionin e saj për të inkurajuar gratë për pjesëmarrje më të madhe në biznes, TEB Sh.A. sjell serinë e videove këshilluese për gratë ndërmarrëse.

Më shumë

Kredit Kartelë për Gratë Ndërmarrëse

Kredit Kartela për Gratë Ndërmarrëse është kartelë e përshtatur dhe dizajnuar për të përmbushur nevojat për gruatë ndërmarrëse që kanë biznes të themeluar dhe atyre që aspirojnë të kenë një. Kartela ka për qëllim të zgjerojë burimet në dispozicion për këtë grup të veçantë.

Më shumë

© TEB ShA