TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


10/02/2021

TEB vlerësohet nga VISA për promovimin e kampanjave gjatë 2020




Kompania multinacionale e sherbimeve financiare, VISA ka ndarë një çmim të veçantë për Bankën TEB ShA. dhe brendin e saj te kartelave, Starcard.

Gjatë vitit 2020, Banka TEB Sh.A. ka realizuar kampanja të shumta në shërbim të klientëve të kartelës VISA duke pasur qëllim parësor rritjen e mundësive të shërbimeve dhe lehtësimin në përdorimin e tyre bazuar në risitë teknologjike. Gjatë kohës së fillimit të pandemisë në Kosovë, Starcard ka ofruar blerjen me shtyerje të pagesës së klientëve për tre muaj, me qëllimin e tejkalimit sa më të lehtë të muajve të parë të pandemisë.

Për këtë në nivel vendi, VISA ka vlerësuar lartë përkushtimin e treguar nga Departamentet e tona të angazhuara për krijimin, prodhimin, menaxhimin dhe përfaqësimin e kampanjave të ndërlidhura me sistemin e pagesave.

Çmimi për Kampanjën më të mirë promocionale i VISA i është ndarë Bankës TEB për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

Brendi më i njohur i kartelave bankare të TEB, Starcard është lider në biznesin e vet duke qenë kartela më e preferuar vendore për kryerjen e shërbimeve bankare, në saje të të cilave klientët arrijnë të përfitojnë këste pa interes edhe bonuse nga marrëveshjet e Bankës me tregtar të ndryshëm.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA