TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


16/07/2019

TEB lanson TebMobile Business

Aplikacioni TebMobile Business do të jetë në shërbim të klientëve të biznesit për të pasur qasje më të lehtë në financa dhe kryer shërbime të shumta bankare më telefonët e menqur.




Pas suksesit të madh të TebMobile për klientët individual, aplikacion i cili ka marr dy çmime ndërkombëtare dhe lehtëson kryerjen e shërbimeve bankare, Banka TEB Sh.A. lanson edhe aplikacionin TebMobile Business i cili dot jetë në shërbim të klientëve të biznesit.
Aplikacioni është i lehte për përdorim, i sigurtë, efektiv dhe në çdo kohë/vend ju ofron klientëve qasje në llogari dhe produkte bankare. TebMobile Business është në dispozicion ne dy gjuhë: Angleze dhe Shqipe.
TebMobile Business do të lehtësojë qasjen në financa për klientët e biznesit, duke ofruar shërbime të shumta bankare që janë të ndërlidhura me qasjen në financa për kryerjen e punëve të përditshme biznesore.
Nga transfere vendore dhe ndërkombëtare, pagesat e tatimeve, doganës, shërbimeve komunale, TebMobile Business vjen për të lehtësuar punën e sektorit të biznesit.
Aplkacioni TebMobile Business mund të instalohet në telefonat e menqur të versioneve operative iOS dhe Android, nëpërmjet linqeve në vazhdim:

Shkarko nga AppStore

Shkarko nga Play Store

Për më shumë informata, ftojmë klientët e biznesit të vizitojnë degën më të afërt të TEB-it, të na dërgojnë email në info@teb-kos.com ose na kontaktoni në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.
TEB Bankë për një botë në lëvizje


© TEB ShA