TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


15/10/2020

Paguaj borxhin e Kredit Kartelës, Starcard në ATM të Bankës TEB

Pagesën e borxhit të Starcard mund ta bëni në ATM përmes Kredit Kartelës (Starcard) apo Debit Kartelës.




Në kohë të distancës sociale ku prezenca nëpër degë vazhdon të jetë e limituar për shkak të vendimeve të institucioneve shtetërore, ftojmë klientët tanë që borxhin e Kredit Kartelës, Starcard ta bëjnë edhe nëpërmjet Bankomateve (ATM) të Bankës TEB Sh.A. (klikoni këtu për Hartën e ATM-ve në tërë Kosovën).

Borxhin e Starcardës mund ta paguani në ATM (të cilët pranojnë deponim të parave) direkt përmes deponimit të parave të gatshme apo përmes transferit nga llogaria rrjedhëse, me anë të Kredit Kartelës (Starcard) apo Debit Kartelës.

Pagesa e borxhit me Kredit Kartelë (Starcard)


Nëpërmjet Kredit Kartelës (Starcard) në ATM, ju mund të paguani borxhin në dy mënyra:

- me deponim te mjeteve (në ata ATM që pranojnë deponim të mjeteve) duke futur kartelën Starcard në ATM dhe përzgjedhur Paguaj borxhin e kartelës tuaj apo të ndonjë Starcard kartele tjetër (në këtë rast kilenti duhet ta posedojë numrin e kartelës tjetër),

- prej fondeve aktuale në llogarinë rrjedhëse me transfer në Kredit Kartelë.

Tutorial - Pagesa e kredit kartelës (Starcard)

Kliko këtu

Personi që posedon kartelën plotësuese (Starcard) tani mund të bëjë pagesën e tij duke deponuar mjetet (në ata ATM që pranojnë deponim të mjeteve).

Pagesa e borxhit me Debit Kartelë (Llogaria rrjedhëse)


Nëpërmjet Debit Kartelës në ATM, ju mund të paguani borxhin e Kredit Kartelës (Starcard) në dy mënyra:

- prej fondeve aktuale në llogarinë rrjedhëse me transfer në Kredit Kartelë,

- me deponim te mjeteve (në ata ATM që pranojnë deponim të mjeteve).


Të njejta mundësi të pagesës vlejnë edhe për të kryer shërbimin për pagesë të borxhit të Kredit Kartelës të personit tjetër me anë të Debit Kartelës. Në këtë rast kilenti duhet ta posedojë numrin e kartelës tjetër.


Pagesa e Kredit Kartelës nëpërmjet ATM me Debit Kartelë do të ndihmojë klientët për të kryer shërbimin në mënyrë më efikase pa vizituar degën dhe në rast se keni me vete vetëm Debit Kartelën.


TEB Bankë për një botë në lëvizje!

 


© TEB ShA