TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


13/02/2018

Presidenti i Kosovës, Thaçi ndau mirënjohje për Bankën TEB

Banka TEB Sh.A. ka pranuar sot mirënjohje të rëndësishme nga Presidenti i shtetit në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.




Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mesin e kompanive që ka vlerësuar për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës ka ndarë mirënjohje edhe për Bankën TEB Sh.A.
Ndarja publike e kësaj mirënjohje u bë ne panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavaresise Ekonomike te Kosoves”, te organizuar nga Oda Ekonomike e Kosoves (OEK).
Banka TEB ka pranuar mirënjohjen me motivacionin ndër “10 Kompanitë kosovare punëdhënëse më të mëdha”.

Mirënjohjen për Bankën TEB e dorëzoi në emër të presidentit Thaçi, Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka (majtas) ndërsa e pranoi, zëvendës-drejtori i TEB Sh.A., Dukagjin Shylemaja

Përvjetori i Bankës TEB Sh.A. koincidon me përvjetorin e shtetësisë së Kosovës, pasi që ka filluar të operojë në janar të vitit 2008.
Kjo mirënjohje është e dyta në mesin e mirënjohjeve që ka marrë Banka TEB në javët e fundit, pas asaj është cilësuar ndër “Taksa paguesit më të mëdhënj për vitin 2017”.
TEB Sh.A. eshte pjese e rrjetit boteror bankare, BNP Paribas me te cilin ofron praktikat me te avancuara te bankimit modern si ne 73 vende te tjera te botes.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA