TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Kredia spot

Financoni kontratat tuaja me SPOT Kredi

Kontratat specifike kërkojnë mjete specifike të financimit për të ju ndihmuar të menaxhoni rrjedhën e parasë së kompanisë tuaj dhe për të rritur në maksimum fitimet.

TEB ka krijuar një burim të veçantë të kapitalit punues të krijuar posaçërisht për kompanitë që punojnë me kontrata afatshkurtra – Kredia SPOT e TEB-it.

Kjo kredi ju mundëson që të shfrytëzoni fondet për furnizim me mallra ose shërbime, ndërsa shlyerja e kapitalit dhe interesit bëhet në një pagesë të vetme në datën e maturimit.

Afati maksimal për këtë lloj kredie është 6 muaj. Interesi llogaritet mbi bazë ditore mbi shumën e papaguar. Kredia SPOT jep përparësinë e veçantë sepse nuk ka nevojë të paguhet kryegjëja as interesi gjatë rrjedhës së kredisë, sepse shlyerja bëhet vetëm pasi kontrata specifike të jetë përfunduar dhe paguar nga klienti apo furnizuesi juaj.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth kredive spot në TEB, pse të mos vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës.


© TEB ShA