TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


18/04/2018

TEB Sh.A. dhe BERZH nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kredi prej 5 milion Euro për bankën TEB në Kosovë në kuadër të Mekanizmit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.




Banka TEB Sh.A. ka pranuar një kredi në vlerë prej 5 milion Euro nga BERZH (Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim përmes Mekanizimit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (Green Economy Financing Facility – GEFF) në Ballkanin Perëndimor që ka shumë të përgjithshme prej 85 milion Euro.
Vlera e kredisë do të vendoset në dispozicion për kreditim të mëtejmë për individë, shoqata banesore, prodhues dhe shitës të teknologjive të gjelbëra për mbështetjen e investimeve në teknologji për efiçiencë të energjisë në ndërtesa rezidenciale. Parashihet që të ketë rritje prej 10 përqind në normën e penetrimit të tregut të teknologjive dhe materialeve të gjelbëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në përputhje me qasjen e BERZH për Tranzicionin në Ekonomi të Gjelbër (Green Economy Transition – GET), kredia do të promovojë investime në ekonominë e gjelbër në sektorin rezidencial në Kosovë. Grantet dhe asistenca teknike në mbështetje të investimeve në teknologji të gjelbër do të ofrohen nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Financave e Austrisë dhe Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kredia nga Banka do të shoqërohet gjithashtu me grante për asistencë teknike për mbështetjen e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të programit GEFF në gjashtë shtetet nënshkruese nga Ballkani Perëndimor. Gjithashtu, një grant i ndërlidhur prej 1 milion Euro nga BE do të financojë grantet për investime për nën-huamarrësit në Kosovë.
Financimi i BERZH për ekonominë e gjelbër është rritur nga 2.8 miliardë Euro në vitin 2016 në 4.1 miliardë Euro në vitin 2017, që përbën rritje prej gjithsej 43 përqind të financimit të përgjithshëm. Para konkludimit të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, Banka ishte zotuar që t’i zotojë 40 përqind të financimit të saj për investime të gjelbëra deri në vitin 2020. Ky synim është arritur tri vite para afatit të paraparë.
BERZH ka një marrëdhënie të gjatë me TEB që nga vitit 2013. TEB ka qenë partner kyç për implementimin e projekteve të gjelbëra në Kosovë, duke dhënë rreth 5 milion Euro kredi në kuadër të Programit për Energji të Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP).
BERZH është investitor i madh financiar ndërkombëtar në Kosovë. Deri më tani, Banka ka bërë investime totale në vlerë prej 322 milion Euro përmes 57 projekteve në Kosovë.


© TEB ShA