TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


25/02/2019

TEB dhe KESCO mundësojnë pagesën online të rrymës

Banka TEB Sh.A. dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) sjellin për herë të parë mundësinë e pagesës së rrymës online përmes platformës e-commerce.




Pagesën online të energjisë së rrymës për përdoruesit privat dhe biznesor mund ta kryeni përmes faqes së internetit (www.kesco-energy.com) apo aplikacionit të KESCO-s (eKesco).
Aplikacionin e KESCO-s, eKesco mund ta shkarkoni në telefonin tuaj përmes “Playstore” (për telefonat Android) apo “AppStore” (Iphone). Aplikacioni ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet dhe shumë informata të tjera.
Kjo mundësi ju ofrohet të gjithë mbajtësve të kartelave bankare VISA apo Mastercard, të lëshuara nga TEB Banka apo bankat të tjera vendore e ndërkombëtare.
TEB, Bankë për një botë në lëvizje


© TEB ShA