TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


03/08/2017

Fitore historike e basketbollistëve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore historike në paraqitjen e parë për kualifikime të kampionatit botëror, Kina 2019.




Kosova para shikuesve të vet ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë me rezultatin 72:68.
Ekipi i Dardanëve i udhëhequr nga Dardan Berisha (28 pikë) ka qenë I shkëlqyeshëm sidomos në dy çerekët e parë kur shkoi në dhoma të zhveshjes me diferencën prej 20 pikëve (40:20).
Dy çerekët e fundit kanë qenë mjaft të vështirë, por skuadra e re e Kosovës tregoi karakter dhe nuk elejoi fitoren t’I ikën nga duart me shënimet e sigurta nga vija e gjuajtjeve të lira nga Mekaj (72:68).

Dyshja e Rugovasve, Granit e Fisnik shënuan bashkë 23 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe Gëzim Morina, Erion Kastrati e Lis Shoshi.
Banka TEB Sh.A. është sponsor krenar i përafqësueses së Kosovës, e cila besojmë se do të shënojë paraqitje të mira edhe në tri takimet e tjera.
Loja e radhës është më 9 gusht në Talinn ndaj Estonisë nikoqire.


© TEB ShA