TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


10/02/2017

“Akademia Biznesore 5”

Më 21 Shkurt 2017, Banka TEB Sh.A do të organizojë “Akademinë Biznesore 5” në Pejë.




Banka TEB SH.A. për herë të pestë do të organizojë Akademinë Biznesore, ndërsa këtë herë nikoqir është qyteti i Pejës.

Kjo Akademi e përbërë me ligjërata e punëtori i dedikohet klientëve të bankës dhe do të fillojë në orën 10:00 në Hotel Dukagjini.

“Akademia Biznesore” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar nga Turqia.

Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.

TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA