TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

Banka TEB në përkrahje të agrobizneseve

Banka TEB në përkrahje të agrobizneseve

Me 30 mars, e merkurë, Banka TEB nenshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Haxhijaha në ambientet e Shoqatës së Verarisë Enologjia në Rahovec.



Kjo marrëveshje për bashkëpunim ka për qëllim të përkrah fermerët dhe agrobizneset vendore duke ofruar kushte të favorshme për blerjen e paisjeve bujqësore me me 0% interes dhe me 0% shpenzime administrative për kreditë me kohëzgjatje 12 mujore.
Banka TEB beson fuqishëm në përkrahjen dhe modernizimin e teknologjisë bujqësore me qëllim të arritjes së rendimenteve për fermerët.
Drejtori gjeneral i Bankës TEB , Ajhan Alibejollu potencon suksesin e arritur në këtë regjion, ku brenda një kohe shumë të shkurtër është dyfishuar numri i poseduesve të agro kartelës.  “Prej momentin kur kemi shpërndarë agro-kartelën e 1000-të me radhë në bashkëpunim me USAID ky numër tash është mbi 2200. Një sukses i cili tregon që ky sektor është fuqizuar mjaft por Banka TEB do të financoj dhe me tepër këtë sektor.”

Pronari i kompanisë Ruzhdi Haxhijaha tha se kjo marrëveshje përmison rrethanat dhe lehtëson mënyren e të bërit biznes për fermerët. Një bashkëpunim i cili ofron shumë mundësi dhe kushte për fermerët që të paisjen me paisjet e duhura bujqësore.
Kryetari i Shoqatës së Verarisë Enologjia, Fejzulla Berisha theksoi që ky bashkëpunim ka lehtësuar punën e të gjithë fermerëve.
Për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendës Drejtori i bankës TEB, Arton Celina u shpreh që Banka TEB qëndron në përkrahje të këtij sektori pasi që ky sektor është një nga kontribuesit më të madh të ekonomisë në vend dhe me zhvillimin e tij ndikojmë drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e familjeve Kosovare. ”
Banka TEB do të punoj për fuqizimin dhe përkrahjen e agrobizneseve duke ofruar gjithmonë mundësi të reja dhe të përshtatshme për treg.


© TEB ShA