TEB në përkrahje të bizneseve fillestare dhe ekzistuese të grave ndërmarrëse!

Banka TEB është lidere në sektorin bankar të Kosovës në ofrimin e programit të veçantë për bizneset e grave. Që nga themelimini i këtij programi, janë mbështetur biznese të grave ndermarrese me total vlerë të kredive 60.5 MIO EUR dhe më shumë se 30 trajnime në tema të rëndësishme për mbarëvatjen e një biznesi.

Banka TEB, në bashkëpunim me organizatën Women for Women dhe Care International ka marrë pjesë në organizimet për përkrahje të grave ndërmarrëse për çasje më të lehtë në financa.

Pjesëmarrëse në këtë organizim ishin përfaqësuese të bizneseve me shumicë pronësie të gruas, veçanërisht biznese në sektorin e Agro, si dhe Start Up bizneset.

Temë kryesore e këtyre prezantimeve ishte shpalosja e mundësive që Banka TEB ofron karshi biznesve të grave, që të zhvillojnë më tutje bizneset e tyre.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!