Kredi për blerje të veturës në Auto Mita

17 Mars, 2023

Banka TEB Sh.A në bashkëpunim me AUTO MITA SHPK distributor i brendeve Renault, Nissan dhe Dacia kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për financimin e blerjes deri në 100% të vlerës së veturave.

Kushtet e financimit:
• Financimi deri në 100%

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide dhe Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Full Kasco për veturat e reja (Obligative).

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës se kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Shembull i kredisë

Shuma: 20,000€

Maturiteti: 84 muaj

Kësti mujor: 280.80€

Shuma total: 23,596€

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/Messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!