Banka TEB përkrah Lojërat Paralimpike të Kosovës

Banka TEB duke qenë pjesë e Bankës me shtrirje globale, BNP Paribas ndër katër shtyllat kryesore të funksionimit ka edhe përgjegjësinë korporative sociale ndaj komunitetit.

Sipas marrëveshjes së arritur, Banka TEB do të jetë përkrahëse e aktiviteteve të Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK) të quajtura “Lojërat Paralimpike” të cilat do të mbahen më 16-17 korrik në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB, Serhan Ozarslan dhe presidentes së KPK-së, Njomza Emini.

Banka TEB mbetet e përkushtuar për të përkrahur komunitetin dhe konsiderojmë se sporti është njëra ndër pjesët më të ndritura të shoqërisë kosovare, andaj edhe kemi konsideruar me vendosmëri përkrahjen e rinisë nëpërmjet aktiviteteve sportive të ekipeve dhe federatave kombëtare sportive.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!