Merre atë dhe merre këtë. Merr kredi individuale deri në 35,000€!

Kredi individuale deri në 35,000€ pa hipotekë dhe me normë efektive të interesit duke filluar nga 5.27%.

Kush mund të aplikojë për kredi?

Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.

– Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike maturiteti maksimal është deri në 120 muaj.

– Për pagëmarrësit e sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal është deri në 84 muaj.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

– Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)

– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)

– Kontratë e punës valide

– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) per pagëmarresit ne bankat te tjera

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:

– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë

– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune/Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)

– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË

Shuma për financimin e kredisë 35,000€

Norma vjetore e interesit për tre vitet e para duke filluar nga: 5.04%

Norma vjetore e interesit pas vitit te tretë duke filluar nga: 5.04 % + EURIBOR

Shpenzimet administrative 0.50%

Maturiteti i kredisë deri në 120 muaj

*Norma efektive e interesit për tre vitet e para duke filluar: 5.27%

*Norma efektive e interesit pas vitit të tretë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.

EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.

Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.

Oferta valide deri më 31.07.2024.

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A), Web (www.teb-kos.com).

TEB Bankë për një botë në lëvizje!