TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Personale/Kreditë konsumatore

Kredia për konsumatorë — i bën ëndërrat tuaja realitet

Përputhja e nevojave dhe burimeve financiare në dispozicion nuk është gjithmonë e lehtë.

Arsyeja se pse TEB-i ka krijuar një kredi për konsumatorë është që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato investime dhe blerje esenciale, siç janë renovimi i shtëpisë, pushimet, shpenzimet paramartesore, orenditë, produktet teknologjike të preferuara, dhe të tjera.

Kur ne dakordohemi me ju për një kredi për konsumatorë, atëherë caktohet norma e interesit për tërë periudhën e kredisë. Kjo do të thotë se ju e dini saktësisht ku jeni. Dhe ne i kemi përfshirë disa veçori dhe opsione të cilat ju ndihmojnë që t’i menaxhoni kthimet tuaja.

Këto përfshijnë strukturat e kthimeve për:

  • Këste të barabarta  
  • Këste fleksibile - Këste rënëse
  • Këste rritëse
  • Greis Periudha – për klientë të veçantë me nevoja të veçanta

  • Në të njëjtën kohë, TEB-i është e vetmja bankë në të cilën ju mund të kryeni kthime shtesë të kredisë suaj pa ndëshkim për ta reduktuar kohëzgjatjen e kredisë.

    Dokumentet e nevojshme për Aplikim të Kredisë Konsumuese:

    • Një dokument valid identifikues (ID, Pasaportë ose Patent shofer).
    • Kontrata e punës, dhe dokumente të tjera qe dëshmojnë të hyra shtesë personale dhe familjare ( si p.sh. nga pensioni, qeraja, honoraret etj).
    • Faturë komunale (Energjisë elektrike, ujit, mbeturinave apo fatura e telefonit)  që dëshmon adresën e klientit (jo më e vjetër se 6 muaj).
    • Gjendja e bankës qe dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse pranoni të hyrat në Bankë tjetër).
    • Një dokument identifikues (ID, Pasaportë ose Patent shofer) të Bashkëhuamarrësit/Garantuesit (nëse kërkohet nga Banka).
    • Kontrata e punësimit dhe dokumente të tjera mbi të ardhurat e Bashkëhuamarrësit/Garantuesit.
    • Gjendja e bankës së Bashkëhuamarrësit/Garantuesit që dëshmon të hyra të rregullta nga paga (nëse i pranon të hyrat në Bankë tjetër).

     


    Diskutoni nevojat tuaja duke vizituar degën tuaj lokale ose Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose duke na e dërguar email në info@teb-kos.com.

     


    © TEB ShA