TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


TebMobile

Shërbimet bankare kurdo dhe kudo!

Teb Mobile është Aplikacion online telefonik në dispozicion për sistemet iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet falas në App Store & Play Store.

 


Shkarko nga AppStore

Shkarko nga Play Store

Për tu qasur në aplikacionin TEB Mobile duhet të keni aktiv produktin E-banking ku do të pajiseni me një ID përdorues dhe fjalëkalim.

Së pari hyni në aplikacionin Teb Mobile dhe shënoni ID-n e përdoruesit dhe fjalëkalimin të E-banking. Më pas do të pranoni një mesazh në lidhje me PIN kodin për qasje në TEB Mobile.
Pasi të qaseni përmes PIN-it të pranuar me SMS, klienti duhet të krijojë PIN-in e ri personal (një nga këto: PIN numerik, PIN me gjurmë të gishtit, apo të vizatojë PIN-in).
* Nëse ju doni të përdorni PIN-in me gjurmë të gishtit, ai duhet të jetë i definuar në pajisjen tuaj.

Përmes TEB Mobile mund të kryhen sherbimet në vijim:

MONITORIMI
• Monitorim i gjendjes së llogarive,
• Monitorimi i transaksioneve të llogarisë,
• Monitorimi i detajeve të llogarisë,
• Monitorimi i kredisë aktive,
• Monitorimi i planit/detajeve të pagesave të kredisë,
• Monitorimi i borxhit të kredisë,
• Monitorimi i pagesave të kredit kartelës,
• Monitorimi i pasqyrës së kredit kartelës,
• Monitorimi i borxhit të kredit kartelës,
• Monitorimi i kampanjave të fundit të produkteve kreditore.


TRANSFERE
• Transfere të shpejta,
• Transfer ndërmjet llogarive tuaja,
• Transferet në llogari të TEB-it,
• Transferet në bankat e tjera,
• Ekstrakti i IBAN-it.

PAGESAT
• Pagesa e borxhit të kredit kartelës ose të personit tjetër,
• Pagesa e faturës përmes kredit kartelë,
• Pagesa e faturës me lexues të barkodit,
• Pagesat të faturave komunale përmes llogarisë rrjedhëse ose nga Kredit kartela,
• Kryerja e pagesës për shërbime të parapaguara (IPKO).

 

SHËRBIMET TË TJERA
• Kërkesa për kredi,
• Kërkesa për kredit kartelë të re,
• Aktivizimi i urdhërpagesës me date të caktuar,
• Kërkesa për kredit kartelë të re,
• Kërkesa për kartelë plotësuese,
• Kërkesa për rritje të limitit të kredit kartelës,
• Ndryshimi i datës së pagesës për kredit kartelë,
• Ndryshimi i metodës së pagesës për kredit kartelë,
• Dërgimi në email i planit të pagesave të kredisë,
• Mbushja e telefonit mobil (IPKO, VALA, ZMOBILE),
• Këmbimin valutor (blerje/shitje),
• Kalkulatori për valuta të ndryshme (GBP, CHF, USD), depozita, kredi,
• Gjetja e degës më të afërt dhe të bankomatit.

 


Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000

Shënim: Kur të kyçeni për herë të parë në aplikacionin TebMobile pas krijimit të PIN-it numerik, PIN-it me gisht apo PIN-it të vizatuar, në ekran do të shfaqen pyetja e mëposhtme:

A doni të përdorni “smart key” për qasje ne e-Banking?

Nëse përdoruesit do të zgjedhin “smart key” për hyrje në e-Banking, ata nuk do të pranojnë më SMS. Në mënyrë që të kalojnë në SMS përsëri, atëherë përdoruesit duhet së pari të ri-aktivizojnë “smart key” dhe pastaj ata nuk duhet të zgjedhin “smart key” për hyrje në e-Banking.

Shënim: Qasja e klientit në TebMobile do të bllokohet në ato raste kur klienti shtyp Fjalëkalimin ose PIN-in e gabuar tri herë rresht. Prandaj, ata do të duhet të aplikojnë për fjalëkalimin/PIN-in e ri duke plotësuar një formular modifikimi në degë ose nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve. Kushte të njëjta do të aplikohen për ata klientë të cilët kanë humbur fjalëkalimin e tyre.

Tebmobile


© TEB ShA