TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Llogaria e afatizimit

Ju planifikoni, Depozita me afat në TEB do t'i gjenerojë të ardhurat

Nëse ju mbani shuma të mëdha të kapitalit të tepërt, të destinuara për ndonjë investim në të ardhmen, ose për ta menaxhuar rrjedhën e parasë, atëherë pse të mos e vëmë këtë në funksion ndaj normave të larta dhe fikse të interesit!

Llogaria e depozitave me afat me fitime të mëdha në TEB është një zgjidhje perfekte për kërkesat tuaja kapitale në të ardhmen.

Llogaria mund të hapet në EUR, USD, GBP dhe CHF, si dhe ofron maturitete fikse të cilat gjenerojnë të ardhura fikse, pa rrezik, për periudhat duke u renditur nga 1 muaj deri në 5 vite.

Varësisht nga nevojat tuaja, interesi i akumuluar mund të kreditohet në llogarinë tuaj rrjedhëse. Nëse vendosni të ri-investoni fondet me maturitet, opsionet automatike më poshtë janë në dispozicion për ju:

  • Vazhdimi i kapitalit dhe interesit të përllogaritur
  • Vazhdimi i kapitalit vetëm atëherë kur interesi transferohet në llogarinë rrjedhëse

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve për biznese nga TEB, pse të mos vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës, telefononi në Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA