TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Letër kreditë

Ndërtoni partneritete të sigurta financiare vendore dhe ndërkombëtare

Biznesi ndërkombëtar krijon shumë mundësi por që mund të jenë sfiduese. Ju duhet t’i dini dhe kuptoni kushtet dhe afatet e transaksionit dhe se si mund t’i mbroni interesat tuaja financiare.

TEB-i ka përvojë të gjatë dhe të madhe në tregtinë ndërkombëtare – duke qenë pjesë e programit të IFC - Korporata Ndërkombëtare Financiare, anëtare në Grupin e Bankës Botërore, si dhe ka një rrjet të hiç më pak sesa 130 bankave korrespondente në mbarë botën.

Për më shumë detaje për secilin nga këto produkte, ju lutem shkarkoni përshkrimin tonë të gjerë këtu.

TEB-i ofron një gamë të plotë të formave për pagesa për ta lehtësuar tregtinë ndërkombëtare.

Në procesin e letër kredive, Banka merret vetëm me dokumentet, por jo me mallrat, shërbimet ose ekzekutimin për të cilin dokumenti mund të lidhet – pagesat bëhen vetëm kundrejt dokumenteve të cilat janë në përputhshmëri me kushtet e LK-së.

Letërkredia për Import

Ky lloj i letërkredisë (LK) mund të përkufizohet si një pagesë e kushtëzuar nga një bankë për një përfitues të caktuar, duke garantuar se pagesa do të realizohet, me kusht që të plotësohen kushtet dhe afatet e letër kredisë. Në këtë mënyrë kjo i siguron të dy palët e përfshira në transaksion. Shitësi garantohet se pagesa do t’i realizohet, dhe se në të njëjtën kohë blerësi sigurohet se mallrat do t’i dërgohen ashtu siç është përshkruar në kontratë.

Letërkredia për Eksport

Ky lloj i letër kredisë siguron se shitësi do ta pranojë pagesën me kusht që shitësi t’i përmbushë të gjitha kushtet dhe afatet, në lidhje me dokumentet që duhet të prezantohen në Bankën Lëshuese të Letër Kredisë.

Letërkredia "Stand By"

Ky lloj i letërkredisë është shumë i ngjashëm për nga natyra me një garancion bankar. Kjo paguhet pas kërkesës së parë me shkrim, dhe se kjo i mundëson përfituesit që ta pranon pagesën nga një bankë nëse aplikuesi nuk e përmbush detyrimin e tij/saj.


© TEB ShA