Letër garancionet
Ndërtoni partneritete të sigurta financiare vendore dhe ndërkombëtare
Kurdo që lidhni kontrata afariste që kërkojnë garancione për përmbushjen e detyrimeve tuaja, ne do të jemi të kënaqur për ta diskutuar opsionin e Letërgarancisë.

Letërgarancionet e lëshuara nga TEB-i mbështeten në traditën dhe ekspertizën e gjatë të kompanive tona mëmë, TEB A.S dhe BNP Paribas.
Garancionet e lëshuara nga TEB-i janë garancione “me kërkesë” dhe se paguhen që në kërkesën e parë. Të gjitha pagesat e realizuara sipas garancionit të lëshuar nga TEB-i duhet të procesohen përmes TEB-it si dhe t’i referohen numrit përkatës të referencës.
Letërgarancioni mund të përdoret për kontrata vendore dhe ndërkombëtare pasi që TEB-i ju ofron llojet në vijim:
Është një dokument që kërkohet në fazën e aplikimin për një tender pasi që kjo garanton se produkti ose shërbimi do t’i ofrohet përfituesit sipas detyrave dhe përgjegjësive në dosjen e tenderit. Qëllimi i Garancionit të Tenderit është që t’i tregojë blerësit se Tenderi është një ofertë serioze dhe se pala që e dorëzon këtë do ta nënshkruajë kontratën nëse pranohet Tenderi.
Siguron se përfituesi (një palë në një kontratë) do t’i pranojë produktet ose shërbimet specifike nga kontraktori, ashtu siç janë përshkruara në marrëveshjen e tyre.
Është një formë e sigurisë nga pala që e pranon avansin, ndaj palës që e jep pagesën me avans, se shuma e dhënë avans do t’i kthehet nëse marrëveshja nuk mund të përmbushet për të cilën është dhënë avansi.
Ofron siguri financiare për përfituesin, nëse aktori dështon në realizimin e pagesës për mallrat ose shërbimet e pranuara. Ky është një lloj i zotimit financiar që kërkon nga debitori t’ia kthejë borxhin në përputhje me termet dhe kushtet që aplikohen në marrëveshjen fillestare për borxhin. Nëse debitori dështon në përmbushjen e obligimit të tij/saj, atëherë Banka do ta paguajë shumën financiare të specifikuar në kontratë.
Në TEB me kërkesë të konsumatorit (gjithmonë sipas formulimit dhe marrëveshjes së pranuar të Bankës).