TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Pagesat komunale

Zgjidhe atë që ju përshtatet më së miri

Prodhimi dhe komunikimi është kyç për menaxhim të biznesit të suksesshëm. Kjo do të thotë se energjia, telekomunikimet dhe shërbime e tjera komunale luajnë rol vendimtar në operacione të biznesit. Menaxhimi në mënyrë efikase i pagesave të shërbimeve komunale siguron se ju nuk do të pësoni ndonjë humbje të shërbimit në rast se nuk i arkëtoni pagesat nga furnizuesit tuaj.

Kjo është arsyeja se pse TEB-i i ka krijuar disa mënyra për t’i menaxhuar shërbimet tuaja komunale – të gjitha do t’jua kursejnë kohën dhe lehtësojnë kryerjen e pagesave.

Zgjidh mënyrën më të mirë që u përshtatet nevojave të biznesit tuaj.

Urdhëri për debitim direkt

Me një urdhër për debitim direkt të cilën mund t’ia japësh ofruesit të shërbimeve, faturat e juaja mujore do të paguhen automatikisht nga llogaria e juaj rrjedhëse çdo muaj, pa pasur nevojë që ta vizitoni degën tuaj lokale. Kur ta jepni urdhërin, kjo do të mbetet në fuqi deri në njoftimin tuaj të ardhshëm për ta ndërprerë. Ofruesi i shërbimeve tuaja do t’jua dërgoj faturën për informim çdo muaj dhe në të njëjtën kohë do ta informoj TEB-in për shumën e faturës. Ne do ta paguajmë faturën tuaj dhe ju mund t’i merrni fletëpagesat tuaja nga dega e juaj lokale ose përmes e-banking. Po që se nuk keni fonde të mjaftueshme, pagesa e juaj megjithatë do të realizohet përmes shërbimit të mbitërheqjes suaj në TEB.

Starkartela

Starkartela po ashtu ju ndihmon t’i paguani faturat. Duke e përdorur Starkartelën tuaj, çdo lloj i faturës mund të paguhet në degët e TEB-it si dhe ta shpërndani atë deri në 3 këste mujore.

Nga degët tona

Ju mund ta vizitoni ndonjërën nga degët tona dhe t’i kryeni pagesat tuaja të shërbimeve komunale nga llogaria e juaj, duke i diskutuar nevojat e tjera bankare me zyrtarin përgjegjës për llogarinë tuaj.

IPKO Shërbimet

Në bashkëpunim me ofruesin e shërbimeve telekomunikuese “IPKO”, TEB-i u ofron të gjitha mënyrat e përshtatshme për klientët e saj për t’i mbushur shërbimet e tyre mujore të pakove për internet, TV ose linjë të telefonisë fikse. Ju mund t’i shfrytëzoni shërbimet tuaja të mbushjeve nga IPKO në çdo kohë nga çdo vend me një SMS të vetëm. Pagesa do të debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB dhe se shërbimi do të aktivizohet menjëherë. Dhe ka më shumë. Ju mund ta shfrytëzoni këtë shërbim për t’i mbushur llogaritë nga IPKO të miqëve ose familjes.

Si funksionon kjo
Varësisht nga llogaria dhe pakoja që ju dëshironi ta mbushni, thjeshtë dërgoni një SMS në 50001.

  • tv – për ta mbushur Digital TV. Për shembull: (ipkoideshfrytezuesittv)
  • duotv – për ta mbushur pakon duo me TV dhe internet. Për shembull: (ipko ideshfrytezuesitduotv)
  • duofix – për ta mbushur pakon duo me Internet dhe Telefon fiks. Për shembull: (ipkoideshfrytezuesitduofix)

© TEB ShA