TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Video këshilluese për Gratë në Ndërmarrësi

Roli i Grave në Ndërmarrësi

Në misionin e saj për të inkurajuar gratë për pjesëmarrje më të madhe në biznes, TEB Sh.A. sjell serinë e videove këshilluese për femrat ndërmarrëse.

Këto video janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Bankës TEB Sh.A., BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) dhe BCC (Business Consulting Council) ku trajtohen tema të ndryshme nën ekspertizën e profesionistëve në këshilldhënie për biznese.


Seria e këtyre videove fillon me prezantimin e Hana Qerimi (bashkëpronare e Shkollës Digjitale dhe Starlabs), e cila tregon për eksperiencën e saj në të bërit biznes.

Këto video këshilluese do të prezentohen në vazhdimësi në faqet e bankës në rrjete sociale si pjesë përbërëse dhe vlerë e shtuar e shërbimeve jo-financiare në kuadër të “Programit për Ndërmarrësi të Femrave”.

Tema e radhës “Si të filloni një biznes” nga Ardian Jashari (Konsulent për menaxhim & komunikim dhe Partner në MDA).

“Regjistrimi i biznesit” nga Diedon Kica (Drejtor komercial në kompaninë, Fingermarket).

“Roli i Konsulentëve” nga Jehona Lluka (Drejtoreshë Ekzekutive në Business Consultants Council, BCC).

“Menaxhimi i buxhetit familjar” nga Violeta Haxhillazi (Drejtoreshë Menaxheriale në Mazars Albania & Kosovo)

“Edukimi në financa” nga Melita Ymeraga (Themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive në Melita & Partners)

“Planifikimi i biznesit dhe Burimet njerëzore” nga Visar Dobroshi (Drejtor Menaxheriale në Recura Financials)

“Udhëheqja e biznesit” nga Butrint Batalli (Drejtor Ekzekutiv dhe konsulent menaxherial në Inova Consulting)

“Strategjia e marketingut” nga Diedon Kica (Drejtor komercial në kompaninë, Fingermarket)


© TEB ShA