TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Kredit Kartela për Biznes (Starcard)—Visa

Blej duke e përdorur kartelën Starcard për Biznese dhe shpërndaj shlyerjet

Kartela StarCard për Biznese është kredit kartelë revolvuese e cila mund të përdoret për t’i mbuluar shpenzimet ditore dhe blerjet e mallrave dhe shërbimeve për kompaninë tuaj.

Çdo herë që përdoret kartela brenda rrjetit të POS-ve të TEB-it, ju do të fitoni dhe akumuloni pika të bonusit të cilat mund të shfrytëzohen për blerje të mëtejme. Kartela ka veçori të blerjeve fleksibile pasi që blerjet mund paguhen edhe me një transaksion ose me këste me 0% komision.

Edhe pse kartela StarCard është fillimisht e dizajnuar për blerje dhe pagesa, TEB-i mundëson tërheqje ditore të parapërcaktuar të parave në çdonjërin nga bankomatët tanë në gjithë Kosovën dhe në bankomatët me shenjën VISA në tërë botën. Kjo është kartelë ndërkombëtare e licencuar nga VISA dhe mund të përdoret për pagesa jashtë vendit, rezervime dhe blerje përmes internetit, etj.

Limiti i kartelës mund të alokohet mbi disa mbajtës të kartelës së kompanisë, siç janë: aksionarët, menaxherët dhe punonjësit, varësisht nga autorizimi i mbajtësit të kartelës.

Të gjitha transaksionet e ekzekutuara nga kartela StarCard për Biznese mund të monitorohen me lehtësi përmes një gjendje të vetme.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Kredit Kartelës për Biznese - Starcard në TEB, vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës.

Çka do të thotë me këste pa interes?

Me këste pa interes është mundësia unike e kartelës StarCard për Biznese përmes së cilës mund të blesh produkte dhe shërbime me këste për biznesin tuaj duke mos u ngarkuar me interes dhe se ju mundeni ta para-përcaktoni numrin e kësteve.

A do të thotë kjo se në kartelë nuk aplikohet interes fare?

Interesi i rregullt aplikohet vetëm në rastet kur pagesat mujore të borxhit për kartelën StarCard për Biznese nuk bëhen në datën e specifikuar me kontratë.

Si mund të blej me këste?

Ju mund të bëni blerje me këste në çdo pikë të shitjes ku figuron shenja e kartelës StarCard. Shitësi do t’ju informojë lidhur me mundësinë e pagesës me këste si dhe duhet të diskutoni me atë për numrin e kësteve që dëshironi t’i shfrytëzoni për blerjen e tillë.

Për shembull:
Nëse me 20 gusht ju e blini një produkt ose shërbim për biznesin tuaj me 5 këste me vlerë prej 1000€, atëherë data e fundit për pagesë të këstit të parë prej 200€do të jetë ndërmjet 1-7 shtator; kurse për këstin e dytë do të jetë ndërmjet 1-7 tetor, dhe të tjera.

Interesi përllogaritet vetëm nëse pagesat nuk kryhen sipas këtij plani.

Kur përllogaritet interesi?

Interesi fillon të përllogaritet pas datës së fundit për pagesë, e cila është data 7 e çdo muaji.

Sa interes përllogaritet?

Kartela StarCard për Biznese është fleksibile. Ju mund ta paguani shumën e plotë që e keni shpenzuar në muajin e kaluar ose ju mund ta paguani pjesën (minimale 15%) të blerjeve tuaja totale dhe ta bartni bilancin e borxhit në muajt ardhshëm dhe pasues. Ju paguani vetëm interesin standard për shumat e bartura më tej.

Nëse nuk paguhet asnjë shumë në datën e caktuar dhe nuk ka fonde në llogarinë tuaj për ta mbuluar shumën minimale, atëherë do të aplikohet interesi i mospagesës.

Si mund t’i paguaj obligimet e kartelës StarCard për Biznese?

Çdo muaj, blerjet dhe këstet e juaja paraqiten në gjendjen e bilancit të kartelës StarCard për Biznese, i cili ju dërgohet juve me postë ose me email. Raporti i bilancit dërgohet në fund të çdo muaj.

Pagesat mund të kryhen në disa mënyra:

  • Pagesa direkte në degën tuaj lokale në TEB: Shuma e mbeture bazuar në gjendjen e bilancit të kartelës mund të paguhet në para të gatshme ose përmes llogarisë suaj bankare për biznese në TEB.
  • Pagesa e automatizuar: Pagesa e shumës së mbetur mund të automatizohet përmes llogarisë suaj rrjedhëse për biznese në TEB.
  • Pagesa minimale e automatizuar: Pagesa minimale (të paktën 15% të shumës së shfrytëzuar) paguhet automatikisht nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB. Pjesa e mbetur e shumës së papaguar mund të paguhet ditën më vonë që ju zgjidhni. Kjo shumë i nënshtrohet interesit standard.

Nëse pagesa minimale nuk paguhet brenda 21 ditëve të ardhshme, atëherë kartela do të bllokohet.

Nëse dua t’i shfrytëzoj këstet pa interes, cila është shuma maksimale që mund ta shpenzoj?

Ju mund të paguani deri në limitin maksimal të kartelës së aprovuar nga TEB gjatë lëshimit të saj.

Si funksionojnë starpikët (bonusi)?

Për secilën pagesë të realizuar përmes kartelës StarCard, ju do të fitoni Starpikë bonus në vlerë prej 0.5, 1, 2 dhe deri në 8% të blerjes. Ky bonus grumbullohet në kartelën tuaj. Bonusi mund të shfrytëzohet për të paguar në çdo dyqan ku është e vendosur TEB POS. Bilanci i Starpikëve të bonusit tuaj përfshihet në Gjendjen tuaj të Bilancit të kartelës StarCard, kështu që ju mund ta shihni saktësisht se sa Starpikë i keni shpenzuar. Ju mund po ashtu ta kontrolloni bilancin e Starpikëve tuaj në Pikat e Shitjes (POS). Një starpikë është e barabartë me 1€. Në TEB, ne po ashtu punojmë me shitës për oferta speciale nga të cilat ju do të fitoni poenë shtesë në bonus.

A mund të tërheq para nga bankomatët?

Kartela StarCard për Biznese është produkt i zhvilluar dhe dizajnuar për blerje nga bizneset dhe jo për tërheqje të parave.
Gjatë tërheqjes se parave nga bankomatet e TEB me STARCARD, nese e zgjedhni opsionin STARCASH, ju do te mund ti ndani ato deri në 12 këste
Nëse ju e përdorni kartelën StarCard për Biznese për të tërhequr para, atëherë aplikohen komisione dhe interesa për shumën e tërhequr dhe për çdo tërheqje.

Mundësitë e pagesave me Biznes STARCARD

Ndryshojnë kushtet e pagesës për përdorimin e kartelës StarCard për Biznese jashtë terminaleve të POS-ve të TEB-it. Nëse paguani me kartelë StarCard për Biznese në rrjetin e POS-ve të bankave të tjera në Kosovë, atëherë ju nuk do të mund të realizoni pagesa me këste dhe se ju do t’i nënshtroheni pagesës së tarifës shtesë që parashihet në listën e pagesave të TEB-it.

Por,nëse kryeni pagesa në POS terminalet jashtë vendit, atëherë ju nuk do të ngarkoheni me asnjë pagesë.

Llojet e Pagesave me kartelë StarCard për Biznese

Me kartelën StarCard për Biznese ju mund t’i kryeni transaksionet më poshtë:

  • Pagesa në pika të shitjes ne VISA logo (brenda dhe jashtë vendit të licensuara nga VISA)
  • Pagesa përmes internetit
  • Rezervime dhe pagesa të akomodimit në Hotele
  • MO/TO (Mail Order – Porosia përmes postës/Telephone Order – Porosia përmes telefonit)
  • Pagesa për mallra dhe shërbime përmes postës
  • Tërheqje e parave në bankomatët me VISA logo dhe në degët e bankave të cilat e ofrojnë këtë shërbim (brenda dhe jashtë vendit të licensuara nga VISA)
Udhëzimet për ekzekutim të sigurt të transaksioneve

Gjatë përdorimit të kartelës suaj për pagesa ose tërheqje të parave nga bankomatët, ju lutem i zbatoni udhëzimet më poshtë për t’u siguruar se këto transaksione ekzekutohen në mënyrën më të sigurt të mundshme.

  1. Nënshkruani kartelën tuaj prapa menjëherë kur t’ju dorëzohet juve.
  2. Në asnjë pikë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia tregoni askujt PIN-in (Numri Personal i Identifikimit për përdorim të kartelës); kartela dhe PIN-i kurrë nuk duhet të mbahen në të njëjtin vend si dhe është e preferueshme të mos e shkruani askund PIN-in tuaj.
  3. Gjatë përdorimit të kartelës suaj për të tërhequr para, sigurohuni që askush nuk është duke ju shikuar, mos pranoni udhëzime nga të panjohurit por gjithmonë i zbatoni udhëzimet në ekran të bankomatit dhe nëse shihni diçka të pazakonshme, p. sh. një kamerë të vendosur në vendin nga ku ju mund të shiheni duke e shënuar PIN-in, JU LUTEM mos tentoni të tërhiqni para por informojeni degën më të afërt të TEB-it ose Qendrën e Thirrjeve të TEB-it në 038 230000.
  4. Asnjë informatë të kartelës suaj nuk duhet t’i jepet palëve të treta, siç janë Numri i Kartelës, PIN-i, CVV2 (kodi që kërkohet për blerje përmes internetit) ose data e skadimit të kartelës.
  5. Gjatë përdorimit të kartelës për blerje, sigurohuni që transaksioni të ekzekutohet në praninë tuaj dhe jo në një pjesë të dyqanit ku ju nuk keni qasje, gjithmonë kontrolloni detajet e pagesës në faturë për t’u siguruar se ato janë në rregull dhe se ato korrespondojnë me transaksionin e kompletuar dhe pastaj nënshkruaje faturën me nënshkrimin e njëjtë siç keni nënshkruar mbrapa kartelës. Në rastet kur transaksioni ekzekutohet pa PIN (SBT- Signature Based Transaction), sigurohuni se keni nënshkruar gjithmonë një herë për këtë pagesë dhe mbajeni një kopje të saj në rast të ndonjë kontesti ose ankese.
  6. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni pagesave me postë ose telefon si dhe pagesave përmes internetit. Gjatë përdorimit të kartelës suaj për transaksionet më lartë, mund të kërkohet nga ju që ta shtypni CVV2 (Card Verification Value 2). Duke e përdorur këtë kod, transaksioni përmes internetit aprovohet në një mënyrë më të sigurt. CVV2 është e vendosur prapa kartelës (tre numrat e fundit në brezin e nënshkrimit).Sigurohuni që pagesat përmes internetit t’i kryeni në kompanitë të cilat njihen publikisht dhe gëzojnë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare.
  7. Të dhënat e kartelës suaj, siç janë numri i kartelës suaj, CVV2, data e skadimit të kartelës duhet t’u jepen vetëm bizneseve të njohura dhe të besueshme. Gjatë ekzekutimit të transaksioneve përmes postës ose telefonit, si dhe duke kryer pagesa përmes internetit, ju duhet fillimisht t’i mësoni kushtet dhe afatet e pagesave ose anulimin e pagesave. Nëse nuk arrini që ta anuloni një transaksion sipas termeve dhe kushteve të caktuara nga shitësi, atëherë llogaria e juaj mund të ngarkohet me një pagesë të caktuar sipas termeve dhe kushteve të shitësit. Shitësit e përgjegjshëm do t’ju referojnë në termet dhe kushtet e tyre para finalizimit të shitjes.

Ankesat për transaksione që kontestohen nga klienti
Në rast se një transaksion, të cilin ju nuk e keni autorizuar por figuron në llogarinë tuaj, ju duhet ta kontaktoni dhe njoftoni njërën nga degët e TEB-it sa më shpejtë që është e mundur. Pastaj, do të kërkohet nga ju që ta plotësoni formularin e duhur për ankesa dhe se TEB-i do ta shqyrtojë më pastaj ankesën tuaj sipas termeve dhe kushteve të caktuara nga Visa International.

Nëse ankesa e juaj rezulton me përgjigjje negative, TEB-i do t’ju ngarkojë me një pagesë për ankesa të paarsyeshme siç është paraqitur në listën tonë të pagesave.

Udhëzimet në rast se vjedhet ose humbet kartela e juaj
Sapo ta vëreni se kartela e juaj ka humbur ose është vjedhur, ju duhet ta njoftoni degën më të afërt të TEB-it ose ta njoftoni Qendrën e Thirrjeve në +381 38 230000 për ta bllokuar kartelën tuaj, kështu që kjo nuk mund të përdoret nga pala e tretë.

Riaktivizimi i Kartelës
Nëse ju e gjeni kartelën e humbur, e cila tashmë është e bllokuar, ju duhet ta plotësoni dhe nënshkruani formularin për riaktivizim të kartelës për ta aktivizuar kartelën po që se kjo nuk është anuluar tërësisht nga Banka.

Informata Shtesë
Nëse kartela përdoret në bankomatët e bankave të tjera, atëherë limiti i transaksionit përcaktohet nga Banka e cila e pranon kartelën, kurse limiti total ditor për tërheqje përcaktohet nga banka që e lëshon kartelën.

Gjendja e llogarisë suaj duhet të kontrollohet rregullisht. Nëse ju vëreni ndonjë transaksion të paautorizuar, vetëm vizitojeni një nga degët tona për të iniciuar një ankesë dhe për t’i ndërmarrë hapat e mëtejmë sa më shpejtë që është e mundur.

Mbetet përgjegjësi e juaj për çfarëdo keqpërdorim të mundshëm që mund të rezultojë nga një transaksion i cili është ekzekutuar duke e përdorur PIN-in tuaj.

Nëse, për çfarëdo arsye, bankomati e merr kartelën tuaj, ju lutem njoftojeni menjëherë Qendrën e Thirrjeve në +381 38 230000.

Kartela e juaj i posedon limitet për përdorim të kartelës dhe asnjë shitës nuk është i autorizuar ta përcaktojë limitin për përdorim të kartelës për kartelën tuaj.


© TEB ShA