TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Biznes e-Banking

Biznes e-Banking

Synimi ynë është që t’ju ndihmojmë në menaxhimin e shërbimeve tuaja bankare në mënyrën më efikase. Kjo është arsyeja se pse e kemi krijuar një gamë të pasur të shërbimeve bankare, 24/7, me parametra të avancuara të sigurisë dhe qasshmëri të lartë – e-Banking për Biznese.

Gjithë çka që ju nevojitet është Interneti pasi që ju mund ta ndryshoni qasjen tuaj duke zgjedhur mes PIN-it dhe Fjalëkalimit të përhershëm si dhe Pin Një-Përdorimësh (One Time Pin). Ju vendosni për këtë.

Për ta rritur më tej sigurinë e sistemit, ju mund po ashtu ta personalizoni qasjen tuaj të bazuar në parametrat e ndryshme të sigurisë që ju ofrohen për t’iu përshtatur përdoruesve të ndryshëm. Për masat mbrojtëse të sigurisë, ju lutem klikoni këtu.

Oferta e madhe e e-Banking për Biznese i përfshinë funksionet më poshtë:

  • Kryen të gjitha llojet e transfereve, përshirë monitorimin e pagesave SWIFT on-line. Ju lutem klikoni këtu për t’i shikuar termet dhe kushtet për urdhëra të transfereve ndërkombëtare
  • Monitoron gjendjet e transfereve të para-përkufizuara ose të reja
  • Monitorim të bilancit të llogarive rrjedhëse
  • Menaxhim të Sistemit për Debitim Direkt
  • Gjendje të detajuara të llogarive dhe gjenerim të raporteve
  • Pagesa të para-përkufizuara që përsëriten rregullisht
  • Sistemet e tatimeve dhe të kontributit pensional
  • Pagesa të pagave dhe monitorim

e-Banking Video Udhëzuesi

 

 

 

Gjatë kryerjes së pagesave ndërkombëtare, këto janë Termet dhe Kushtet për Transfer Ndërkombëtar Dalës

Unë pajtohem me termet dhe kushtet e paraqitura më poshtë si dhe Unë deklaroj dhe pranoj se marrë përgjegjësi për çdo gabim, mospërputhje dhe/ose pasaktësi të të dhënave që i jap lidhur me:

  1. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking të referuara si Detaje të Konsumatorit/Kompanisë
  2. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking që i referohen Detajeve të Përfituesit
  3. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking që i referohen Detajeve të Bankës së Përfituesit
  4. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking të referuara si Detaje të Bankës Korrespondente
  5. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking të referuara si Detaje të Pagesës
  6. Çfarëdo të dhënë që e jap në kolonat e e-banking të referuara si Përshkrim i Pagesës
  7. Tarifat e Urdhërave për Transfere: Unë jam i vëmendshëm dhe do të mbajë përgjegjësi për t’i paguar tarifat e urdhërave për transfere sipas përzgjedhjes së bërë në kolonat e e-banking për urdhëra për transfere ndërkombëtare:
    • OUR do të thotë se konsumatori i cili e kryen pagesën do t’i mbulojë tarifat totale të transferit (tarifat e TEB-it dhe ato të bankës korrespondente)
    • SHA do të thotë se konsumatori i cili e kryen pagesën do t’i paguajë tarifat e transferit ndërkombëtar dalës, kurse pranuesi do t’i mbulojë tarifat e bankës korrespondente.
    • BEN do të thotë se pranuesi i transferit do t’i mbulojë tarifat totale të transferit (tarifat e TEB-it dhe ato të bankës korrespondente).
  8. Koha e Mbylljes: Unë jam i vetëdijshëm dhe pranoj se për të kryer një urdhër të transferit duhet t’i respektoj termet dhe kushtet e Kohës së Mbylljes (KM) e cila i referohet afateve kohore më të fundit kur një urdhër për transfer ndërkombëtar për valuta specifike mund të procedohet nga banka. Nëse një urdhër për transfer ndërkombëtar dorëzohet para KM-ës, banka do ta procedojë atë urdhër për transfer në ditën e njëjtë. Për ndryshe, nëse urdhëri për transfer dorëzohet pas KM-ës, banka do ta procedojë atë urdhër për transfer në ditën e ardhshme të punës.

Afatet kohore të mbylljes për valuta të pagesave
Pagesat në EUR 15:30.
Pagesat në USD 15:30.
Pagesat në CHF 10:30.
Pagesat në GBP 14:00.
Pagesat në TEB Turqi 15:30.
Pagesat në Shqipëri 14:00.

Transaksionet e POS terminaleve mund të gjenerohen nga Business Ebanking

Shërbimi sa më i efektshëm dhe të afërt më këkresat e bizneve që përdorin e-banking mbetet sfidë në vazhdimësi për klientët biznesit nga Banka TEB Sh.A.
Në këtë drejtim, bizneset përdoruese të sistemit të pagesave e-banking të Bankës TEB Sh.A. kenë një mundësi shtesë për të kontrolluar transaksionet e realizuara në llogaritë e POS terminaleve që janë në bizneset e tyre.
Për më shumë gjeni të bashkagjitur udhëzuesin në lidhje më këtë shërbim të ri.
TEB Bankë, për një botë në lëvizje…


© TEB ShA