TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Arkëtimi i dokumentave

Ndërtoni partneritete të sigurta financiare vendore dhe ndërkombëtare

Grumbullimi Dokumentar është një tjetër opsion për ta organizuar biznesin me partnerët ndërkombëtarë dhe, krahasuar me instrumentet e tjera të biznesit dokumentar, është më e lehtë pasi që ky nuk kërkon ndonjë procedurë aplikimi për importuesin.

Ky organizim ofrohet në norma shumë të favorshme dhe ekzekutohet shumë shpejt nga Banka.

Grumbullimi Dokumentar është një organizim sipas së cilës një eksportues ia beson grumbullimin e një pagese në bankën e tij/saj, e cila bankë i dërgon dokumentet bashkë me udhëzimet për pagesë në bankën e importuesit.

Ne i ofrojmë dy llojet të inkasove dokumentare:

Dokumentet kundrejt pagesës

Sipas kësaj metode, dokumentet i dorëzohen importuesit vetëm pasi importuesi i deponon paratë në bankën e importuesit. Me përdorimin e kësaj metode, eksportuesi mund t’i shmanget rrezikut të kredisë ose rrezikut të mospagesës, pasi që pagesa pranohet para transferimit të pronësisë së mallrave tek importuesi

Dokumentet kundrejt pranimit

Sipas kësaj metode, dokumentet i dorëzohen importuesit vetëm pasi importuesi e pranon kambialin. Pasi që nuk ka legjislacion për biznesin me kambial, dokumentet i dorëzohen importuesit konsumator pasi ata e nënshkruajnë një letër (letër marrëveshje) të përgatitur nga banka e jonë e cila garanton pagesën në datën e caktuar nga importuesi sipas udhëzimeve të Inkasos. Kjo marrëveshje i mundëson eksportuesit që të sigurohet se blerësi është i detyruar ligjërisht për ta paguar çmimin e plotë për mallra, para transferimit të pronësisë.


© TEB ShA