TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Transferet e parave

Përfito nga infrastruktura me zhvillim të shpejtë për transferet tuaja

Ne e dimë rëndësinë e transfereve të parave me kohë, kështu që ne synojmë që ta ofrojmë shërbimin me cilësi më të mirë.

TEB-i është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në Kosovë dhe se vazhdimisht po ofrohet shumë e më shumë tek klientët e saj përmes degëve të reja, shërbimeve të përmirësuara dhe produkteve unike.

Si një klient afarist, ju mund të mbështeteni në rrjetin e degëve tona i cili i mbulon qendrat kryesore të Kosovës si dhe një shërbim shumë modern të e-Banking për biznese për të kryer lloje të ndryshme të transfereve.

Llojet e ndryshme të transfereve në që mund t’i kryeni në TEB janë si në vijim:

Transferi brenda degëve
Transferi i fondeve tek përfituesit me llogari në TEB. Paratë tuaja do të transferohen online sapo ta jepni urdhërin. Ju po ashtu mund ta shfrytëzoni këtë shërbim 24/7 përmes e-Banking.

Transferi ndërbankar i parave
Transferi i fondeve tek mbajtësit e llogarive në bankat e tjera në Kosovë. Ekzistojnë dy opsione për transfere varësisht nga urgjenca. Ky shërbim është në dispozicion përmes e-Banking, ku ju kurseni kohën duke i definuar dhe ruajtuar detalet e përfituesit. Për të mësuar më shumë,
shkarkoni informatat këtu.


Transferet ndërkombëtare
Transfere jashtë vendit. Për detaje të plota mbi transferet ndërkombëtare, ju lutem
shkarkoni informatat këtu.


Kodi Swift i TEB Sh.A. është: TEBKXKPR

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve për biznese nga TEB, pse të mos vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës, telefononi në Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA