TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Aplikimi online për shtyerje të pagesës së kredisë për klientë të biznesit

Aplikimi online për shtyerje të pagesës së kredisë për klientë të biznesit

I/e nderuar klient/e,


Banka TEB Sh.A. pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në dakordim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, gjithnjë bazuar në situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë me virusin Covid 19, informon kredimarrësit individual që janë duke hasur në vështirësi financiare dhe në pa mundësi të pagesës së këstit të kredisë do të mund të aplikojnë për shtyerjen e këstin të tyre që bie në datat 13 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020. TEB Sh.A. ju ofron “platformën online për të aplikuar për shtyerjen e pagesës së kredisë” dhe për të realizuar këtë mundësi, ju ftojmë ta plotësoni formën më poshtë duke dërguar kërkesën në bankë lidhur me shtyerjen e pagesës së kredisë. Të gjitha fushat janë të obliguara të plotësohen dhe pas pranimit të kërkesës, banka do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe do të ju informojë në formë elektronike (me email) ose sms për vendimin final. Gjithashtu TEB Sh.A ju mundëson edhe dy kanale shtesë për të paraqitur kërkesën tuaj për shtyrje të këstit të kredisë: email (callcenter@teb-kos.com) dhe qendra e thirrjeve 038/230 000.


Ju informojmë se kërkesa e juaj për shtyerje të këstit do të vlersohen duke marrë për bazë kushtet më poshtë:


• Për shkak të situatës pandemike në vend, i gjithë procesi do të përfundojë në mënyrë elektronike në përputhje me njoftimin zyrtar të Bankës Qendrore të Kosovës, të datës 16 mars 2020: (https://bqk-kos.org/index.php?id=104&l=1729). Kërkesat e klientëve të cilat pranohen përmes kanaleve elektronike, do të vlerësohen nga banka dhe ato që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë për shtyerjën e këstit/eve, TEB SH.A. do të realizojë ndryshimin në planin e pagesës së kredisë së klientëve, duke u bazuar në kërkesën elektronike si provë për të zëvendësuar nënshkrimin e klientit në dokumentet zyrtare të bankës;


• Kërkesat për shtyerje (pauzim) të këstit/eve do të pranohen vetëm nga data 13 mars 2020 deri më datën 30 prill 2020;


• Mundësia e aplikimit të shtyerjes së kësteve vlen vetëm për këste të kredisë.

• Datat e kësteve të kredisë që janë të pranueshme për shtyerje (pauzim) janë vetëm ato që bien brenda periudhës kohore prej datës 1 mars 2020 deri më 30 prill 2020;


• Kredimarrësit në TEB SH.A. mund të aplikojnë për shtyerje (pauzim) të këstit të kredisë në një afat maksimal prej dy muajve shtesë, por kësti i shtyer (i pauzuar) nuk mund të tejkalojnë datën 31 maj 2020. Në përputhje me ndryshimet e këstit/eve në planin e pagesës, do të përditësohet/zgjatet edhe maturimi kredisë.


• Për periudhën e pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB Sh.A. nuk do të aplikon interes ndëshkues. Poashtu për periudhën e njejtë të pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB Sh.A. nuk do të aplikon provizione shtesë, por vetem interes të rregullt i cili do të paguhet në muajin e parë pas periudhës se pauzimit kurse në muajin vijues, klienti do të fillojë me pagesë të kësteve të rregullta.


• Klientët me vonesë në pagesë të këstit të kredisë më shumë se 31 ditë në rast të aplikimit për shtyerje (pauzim) të kestit/eve të kredisë do të trajtohen sipas procesit të rregullt të bankës për ristrukturim të kredive.


Unë deklaroj se të dhënat e shënuara më lartë janë të sakta dhe gjithashtu autorizoj bankën që të shkëmbejë informatat e nevojshme lidhur me këto të dhëna si dhe historiatin kreditor me institucionet tjera financiare.

Shkruani fjalën nga foto lart:



© TEB ShA