09/07/2021
TEB dhe KOK zyrtarizojnë kontratën e sponsorizimit
Banka TEB i është shtuar listës së sponsorëve të Komitetit Olimpik të Kosovës para nisjes së sportistëve tanë për në Lojërat Olimpike Verore, Tokyo 2020.

Kontrata, e vlefshme për katër vitet e ardhshme, është nënshkruar nga drejtori menaxhues i Bankës TEB, Orcun Ozdemir dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi në një ceremoni rasti para mediave sot në Prishtinë.
Presidenti Krasniqi duke falënderuar drejtuesit e TEB-it për gatishmërinë e shfaqur për të përkrahur KOK-un, theksoi se është nder që pjesë e Lëvizjes Olimpike është bërë një bankë me renome siç është TEB-i, derisa kërkoi që edhe kompanitë tjera të ndjekin rrugën e kësaj banke, duke u bërë përkrahës të KOK-ut dhe njëherit sportistëve të Kosovës.
Drejtori menaxhues i TEB bankës, Ozdemir, falënderoi KOK-un për mundësinë e dhënë, derisa u ndje krenar që ekipi olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, për çka uroi të kthehen me medalje.
Banka TEB është sponsore edhe e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!