TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


09/03/2022

TEB dhe BERZH në përkrahje të transformimit digjital të biznesit të Grave




Banka TEB, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për nder të Festës Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsit, organizuan eventin “Women Entrepreneurs Embracing Digital Transformation” (Transformimi digjital i bizneseve të Grave).

Pjesëmarrëse në këtë organizim ishim përfaqësuese të bizneseve me shumicë pronësie të gruas, të cilat ndër vite kanë bashkëpunuar me bankën TEB dhe BERZH.

Temë kryesore e këtij takimi ishte transformimi digjital i biznesit, si dhe shpalosja e platformave shitjes online, që zhvillojnë më tutje bizneset e tyre. Përfaqësues nga organizatat SheInspires, Appdec dhe UNWOMEN ndanë me pjesëmarrëset platformat digjitale të krijuara veçanërisht për ndërmarrjet e tyre.

Pas prezentimeve, pjesëmarrëset kishin mundësinë të ndjekin njërin nga trajnimet: “Digjitalizimi i kontabilitetit element me rëndësi për rritje të biznesit” nga Melita& Partners dhe “Rriteni biznesin tuaj me marketingun digjital” nga Think B Agency.

Banka TEB është e vetmja në sektorin bankar të Kosovës që ofron program të veçantë për bizneset e grave. Që nga themelimini i këtij programi, janë mbështetur më shhumë se 1,500 biznese të femrave me total vlerë të kredive 47 MIO EUR dhe më shumë se 30 trajnime në tema të rëndësishme për mbarëvatjen e një biznesi.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA