TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


24/08/2020

Rihapen degët në Rruga B, Ferizaj dhe Peja

Banka TEB Sh.A. informon klientët e degëve Rruga B në Prishtinë, Ferizaj City dhe Peja City se janë rihapur dhe janë në shërbim të klientëve.




Banka TEB Sh.A. informon se Dega e Rrugës B në Prishtinë (Adresa: Rruga B, Lokali Residio, No:18, Blloku 4 - Lagja Mati 1, 10000 Prishtinë), Dega Ferizaj City (Adresa: Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj) dhe Dega Peja City (Adresa: Rr. Mretëresha Teutë, p.n., Pejë) janë rihapur dhe do të funksionojnë me orar të plotë të punës nga dita e hënë (24.08.2020).

Bankomatet në këto pika kanë qenë dhe do të jenë në funksion të plotë për klientët për tërheqje, deponime dhe shërbime tjera.

Me rihapjen e këtyre degëve informojmë të gjithë klientët e Bankës TEB Sh.A. se tani të gjitha degët janë duke operuar me orar të plotë në shërbimin tuaj.

Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus). Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile, kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA