TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


23/03/2020

Rihapen degët në Klinë, Viti dhe Malishevë




Banka TEB Sh.A. në kuadër të masave proaktive për të ofruar shërbimet bankare, klientëve në situatën e re të krijuar informon klientët e vet në Klinë, Viti dhe Malishevë se degët tona në këto qytete do të jetë të hapura prej nesër (24.03.2020).
Orari i degëve do të jetë i shkurtuar (9:00 deri më 15:00), sikur i të gjithave degëve, në kuadër të masave të Qeverisë së Kosovës për interesin e përgjithshëm të shëndetit publik në gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Klientët i sugjerojmë që Degën të vizitojnë vetëm në kushte të detyrueshme, ndërsa gjatë vizitës ju përkujtojmë të keni parasysh rreguloren e re të vizitës së vendeve publike, duke pasur parasysh masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës obligative sociale.

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:

Shkarko nga Play Store
Shkarko nga AppStore

kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.

Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA