TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


07/04/2020

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Aplikimi online për shtyerje të kredisë dhe aktivizim të E-banking & TebMobile




1. Si mund të bëhet aplikimi për shtyrjen e kësteve së kredisë individuale/biznesore online?

Banka TEB Sh.A. pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në  dakordim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, gjithnjë bazuar në situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë me virusin Covid 19, ju informon se nëse ju keni kredi individuale dhe jeni duke hasur në vështiresi financiare për pagesë të këstit të kredisë, ju mund të aplikoni të shtyeni këstin tuaj nga data 13 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020. TEB Sh.A. ju ofron “Aplikimin online për shtyerje të pagesës së kredisë” dhe për të realizuar këtë mundësi, ju duhet ti drejtoheni Bankës TEB nëpërmjet:

Formës elektronike për kredi individuale:
https://www.teb-kos.com/al/index.php/per-individe/apliko/aplikimi-online-per-shtyerje-te-pageses-se-kredise-per-kliente-individual

Formës elektronike për kredi biznesore:
https://www.teb-kos.com/al/index.php/per-biznes/apliko-biz/aplikimi-online-per-shtyerje-te-pageses-se-kredise-per-kliente-te-biznesit

Për aplikimin online ju ftojmë ta plotësoni formën elektronike në linkun e cekur më lartë për të dërguar kërkesën në bankë lidhur me shtyerjen e pagesës së kredisë.Të gjitha fushat janë të obliguara të plotësohen. Banka do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe do të ju informojë në formë elektronike (me email) për kërkesën tuaj.

Në rast të aprovimit të kërkesës tuaj nga Banka për shtyerje të kësteve të kredisë, ju duhet të zgjedhni mënyrën e pagesës së interesit të rregullt të periudhës së pauzimit, duke përzgjedhur vetëm njërin opcion:
 
- Interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të bartet i tëri në një këstë të vetëm.
 
- Interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të shpërndahet në këstet e ardhmshme ku për kreditë që kanë maturitet më të gjatë apo deri në dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në dhjetor 2020. Ndërsa, për kreditë që kanë maturitet më të shkurtër se dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në fund të maturitetit.


Për informata shtesë, ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera rreth aplikimit online, ju lutem paraqituni:

• Qendra e thirrjeve: 038 230 000
• E-mail adresën: callcenter@teb-kos.com


2. Deri në sa këste mund të bëhet pauzimi i kredisë si dhe kur do të filloj të bëhet pagesa?

Kredimarrësit në TEB SH.A. mund të aplikojnë për shtyerje (pauzim) të këstit të kredisë në një afat maksimal prej dy muajve shtesë, por kësti i shtyer (i pauzuar) nuk mund të tejkaloj datën
31 maj 2020. Në përputhje me ndryshimet e këstit/ëve në planin e pagesës, do të përditësohet/zgjatet edhe maturimi kredisë.

3. A do të këtë interes ndëshkues lidhur me pauzimi apo ndonje kosto tjetër shtesë e cila duhet të paguhet?

Për periudhën e pauzimit (një ose dy muaj) të kredisë, TEB Sh.A. nuk do të aplikojë interes ndëshkues.  Poashtu për periudhën e njejtë  të  pauzimit (një  ose dy muaj)  të  kredisë,  nuk do të aplikojë provizione shtesë, por vetëm interes të  rregullt i cili do të  paguhet në  muajin e parë pas periudhës së pauzimit kurse në muajin vijues, klienti do të fillojë me pagesë të kësteve të rregullta.

Duke u bazuar në  komunikatën e përbashkët nga Banka   Qëndrore   e   Republikës   së  Kosovës (BQK) dhe Shotata e Bankave të Kosovës të datës 16 mars 2020 (të njëjtën mund ta gjeni në  këtë  web   faqe   të  internetit:  https://www.bqk-kos.org/?id=104&l=1726) si   dhe   sqarimin   e BQK-së të datës 17 mars 2020 (të njëjtën mund ta gjeni në këtë web faqe të internetit: https://bqk-kos.org/index.php?id=104&l=1729), TEB SH.A. në përputhje me theksimet e BQK-së, nuk aplikon interes ndëshkues,  nuk   kërkon   provizion   shtesë,  dhe   nuk   e   ndryshon   klasifikimin e kredisë në Regjistrin e Kredive për të gjithë kredimarrësit që kërkojnë të pauzojnë kredinë e tyre.

Pauzimi i pagesës së kësteve është i bazuar në kërkesën e klientit dhe paraqet ndryshim të kushteve ekzistuese kontraktuale (sipas njoftimeve/udhëzimeve të  BQK-së),  dhe TEB SH.A.  nuk bën asnjë  ndryshim në  kushtet   ekzistuese   kontraktuale   lidhur   me   kredinë  e   klientit pa pëlqimin e klientit.

Në rast të aprovimit të kërkesës tuaj nga Banka për shtyerje të kësteve të kredisë, ju duhet të zgjedhni mënyrën e pagesës së interesit të rregullt të periudhës së pauzimit, duke përzgjedhur vetëm njërin opcion:
 
- interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të bartet i tëri në një këstë të vetëm,
 
- interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të shpërndahet në këstet e ardhmshme ku për kreditë që kanë maturitet më të gjatë apo deri në dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në dhjetor 2020. Ndërsa, për kreditë që kanë maturitet më të shkurtër se dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në fund të maturitetit;

4. Si do të pranoj konfirmimin që pauzimi i kredisë është përfunduar me sukses?

Pas pranimit të kërkesës tuaj përmes formës elektronike, banka do të ju kontaktoj që të konfirmoj informatat tuaja personale dhe informatat e perfshira në kërkesën për shtyerje të këstit të kredisë. Pastaj banka për klientët e verifikuar do të bëjë vlerësimin nëse kërkesa e juaj plotëson kushtet për shtyrje të kredisë. Nëse ju plotësoni kushtet për shtyerje të këstit të kredisë, banka do të përgatit planin e ri të pagesës së kredisë dhe në të njejtën kohë do të ju dërgojë atë përmes adresës eletronike (emailit) për konfirmim.


5. Në rast se nuk dëshiroj të bëj pauzimin e kredisë, çfarë duhet të bëj?

Në rast se ju nuk pajtoheni me ndryshimet e aplikuara në planin e ri të pagesave që do ta merrni nga banka përmes emailit, ju keni mundësi ta njoftoni bankën brenda 24 orëve nga pranimi i emailit   duke   dërguar mesazh në adresën elektronike: kujdesiklienteve@teb-kos.com. Pas pranimit të kërkesës tuaj përmes emailit, banka do të anulojë aplikimin e planit të ri dhe ju do të vazhdoni me planin e vjeter të pagesave të kredisë.

6. A mund të aplikojë për shtyerje të kredisë në rast se klienti është në vonesë së pagësë të këstit së kredisë?

Klientët me vonesë në pagesë të këstit të kredisë më shumë se 31 ditë në rast të aplikimit për shtyerje (pauzim) të kestit/eve të kredisë do të trajtohen sipas procesit të rregullt të bankës për ristrukturim të kredive.


7. Si mund të bëhet aplikimi për shtyrjen e borxheve të kredit kartelës?

Për pagesat e borxhit të Starcard, ju nuk jeni i obliguar të shlyeni borxhin total në Starcard dhe si opsion keni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji duke transferuar borxhin e mbetur në muajin në vijim. Në rast se zgjedhni të beni pagesën minimale, do të paguani vetëm interesin e rregullt dhe nuk do të aplikohet kamatvonesë.

Për më tepër, për të lehtësuar situatën tuaj financiare gjatë situatës në të cilen po kalojmë, ju mund të shfrytëzoni ofertën aktuale ‘Blej me Starcard dhe paguaj pas tre muajve pa kamatë’, me ç’rast   për cfarëdo blerje me këste do të filloni pagesën pas tre muajve, PA KAMATË. Vlen vetëm për blerjet me këste nga data 18 mars 2020 deri më datë 31 maj 2020.


8. Si mund të aplikoj online për aktivizim të E-banking dhe TebMobile?

Aplikimi online për aktivizim të E-banking dhe TebMobile mund të bëhet përmes formës elektronike:
https://www.teb-kos.com/al/index.php/per-individe/apliko/apliko-per-e-banking-tebmobile

Gjithashtu, përmes TebMobile ju mund të kryeni të gjitha shërbimet bankare me 0% komision. Kampanja ‘Rri n’shpi me TebMobile’ vlen deri më 31 Maj 2020.


9. Si mund të rivendosi (resetoj) fjalëkalimin për E-banking & TebMobile pa pasur nevojë që të vizitojë degët?

Rivendosja (resetimin) e fjalëkalimit të klientëve individual për e-banking & TebMobile mund të bëhet duke kontaktuar Qendrën e thirrjeve: +383 (0) 38/230000.

Pas kontaktimit të Qendrës së thirrjeve automatike, zgjedhni gjuhën, shtypni tastierin numër 3 për rivendosje të fjalëkalimit të E-banking dhe TebMobile.  Pastaj, sipas kërkesës duhet shtypur numrat e ID-së (numrit personal) dhe PIN numrin e njërës nga kartelat e bankës TEB, dhe pas konfirmimeve zanore ju njoftoheni se do të pranoni fjalëkalimin e gjeneruar në telefonin e juaj nëpërmjet SMS porosisë.

 


© TEB ShA