TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


27/03/2020

Paguaj deri në 40 Euro “Contactless” me kartelat MasterCard

Banka TEB informon klientët se prej dates 28 mars 2020, vlera e blerjes me kartela “contactless” është ngritur nga 15 deri në 40 Euro për kartelat e MasterCard.




Në situatën aktuale të emergjencës sociale, shpejtësia e kryerjes së shërbimeve të pagesave paraqet një sfidë për të gjithë. Në shërbim të situatës aktuale ku higjiena është faktor shumë i rëndësishëm, TEB Sh.A. I’u ofron mundësinë e blerjeve deri në 40 Euro Contactless me kartelat MasterCard.

Me këtë metodë të përmirësuar të pagesave, mund të paguani deri në 40 euro, vetëm duke e ofruar kartelën tuaj në POS terminalet e bankës TEB pa pasur nevojë ta përdorni “chipin” apo shtypni PIN-nin e kartelës tuaj.
Ne kujdesemi që klientët tanë të marrin shërbimin sa më profesional që e meritojnë, pasi ne besojmë në vlerat inovative në sektorin bankar, sidomos në situatën që po kalojmë.

Duke besuar në vlerat e shërbimeve me transparencë, ne i aplikojmë këto shërbime me korrektësinë maksimale ndaj klientëve tanë, sepse ne përpiqemi të lëvizim me trendet më të reja në sektorin bankar.


TEB Bankë për një botë në lëvizje.

 


© TEB ShA