TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


17/03/2020

Orari i ri i punës nëpër degë

Banka TEB Sh.A. informon klientët vet ka ndryshuar orarin e punës nëpër degët e veta në përputhje me kërkesat për kujdes shtesë ndaj shëndetit publik dhe gjendjes së shpallur nga Qeveria e Kosovës.




Degët e Bankës TEB Sh.A. do të punojnë me orarin e ri të punës prej orës 9:00 deri në orën 15:00, deri në një njoftim të ri.
Iu kujtojmë klientëve se këto ndryshime janë për interesin e përgjithshëm të shëndetit publik në gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Deri më tani Degët në zonat në karantinë si Klinë, Malishevë dhe Viti janë mbyllur, dega Qendër në Prishtinë (pranë stacionit kryesor policor) po ashtu dot jetë e mbyllur prej nesër (e mërkurë, 18.03.2020) deri në një njoftim të ri.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).
Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:
(Shkarko nga Play Store https://bit.ly/2xAZL93) (Shkarko nga AppStore https://apple.co/2vl6WS2), kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA