TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


28/03/2020

Orari i ri i punës në të gjitha degët

Degët e Bankës TEB Sh.A. prej të hënës (30.03.2020) do të punojnë me orar të ri, prej orës 09:00 deri në 14:00.




Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, prej orës 17:00 deri në  6:00, përveç për nevoja të caktuara ka hapur mundësi që t’i përshtatemi kësaj rregullore me orar të ri të punës duke ofruar më shumë mundësi shërbimi për klientët. Në këtë drejtim Degët e Bankës TEB Sh.A. do të jenë në shërbim të klientëve nga ora 9:00 deri në 14:00 prej të hënës deri të premten.
Vendimi mbetet në fuqi deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.
Nga 29 degët e Bankës TEB, ajo e Prishtinës Qendër (afër stacionit të policisë), Ferizaj City dhe Malishevës mbesin të mbyllura, deri sa degët e tjera janë të gjitha në dispozicion të klientëve me orarin e sipërpërmendur.
Ju lutemi që edhe në këtë kohë, të vizitoni degët vetëm në situate të pashmangshme, ndërsa gjatë vizitës ju përkujtojmë të keni parasysh rreguloren e re të vizitës në ambiente të tilla, duke pasur parasysh masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës obligative sociale.
Klient të nderuar ju ftojmë që në këtë periudhë të shfrytëzoni edhe 86 bankomate (ATM) në tërë territorin e Kosovës për të kryer shërbime më lehtë, deri sa TebMobile dhe e-banking ofrojnë një gamë të gjërë të mundësive për kryerjen e shërbimeve bankare pa pasur nevojë të vizitoni degët tona.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj hapave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit (Covid-19 Coronavirus), duke marrë për bazë zbatimin e rekomandimeve nga institucionet relevante (Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik).
Ju lusim për mirëkuptimin tuaj.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA