TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


14/04/2020

Orari i ri i punës në përputhje me vendimet e reja ministrore

Degët e Bankës TEB Sh.A. prej të mërkurës (15.04.2020) do të punojnë me orar të vjetër, prej të hënës deri të premten.




Banka TEB Sh.A. pas vendimeve të fundit qeveritare për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë informon klientët se të gjitha degët e saj do të jenë në funksion të plotë, por me kujdesin e shtuar të respektimit të masave shtesë si mbajtjen e distancës sociale, bartjen e dorëzave dhe maskave higjienike për mirën e përgjithshme të shëndetit publik.
Në këtë funksion prej të mërkurës (15.04.2020) kthehet orari i rregullt (prej orës 08:30 ose 09:00 deri në 16:30 ose 17:00 prej të hënës deri të premten) në 29 degë të Bankës TEB Sh.A., duke u rihapur edhe degët si më poshtë:
• Dega e Qendrës (afer stacionit kryesor të policisë) – Prishtinë,
• Dega e Rrugës B -  Prishtinë,
• Dega në Ferizaj në rrugën Vellezerit Gervalla pn - Ferizaj,
• Dega Malishevë me orar të rregullt (08:30 - 16:30).
Nga informatat shtesë, duhet vequar se Dega kryesore prapa Teatrit Kombëtar (Rr. Agim Ramadani nr. 15) në Prishtinë do të jetë e hapur nga ora 09:00 deri 17:00. 
Vendimi mbetet në fuqi deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.
Ju lutemi që edhe në këtë kohë, të vizitoni degët vetëm në situate të pashmangshme. Ju sigurojmë se degët tona janë të dezinfektuara me standarded e kërkuara të emergjencës sociale, ndërsa ju ftojmë që në këtë periudhë të shfrytëzoni 86 bankomate (ATM) në tërë territorin e Kosovës për të kryer shërbime më lehtë, deri sa TebMobile dhe e-banking ofrojnë një gamë të gjërë të mundësive për kryerjen e shërbimeve bankare pa pasur nevojë të vizitoni degët tona.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj hapave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit (Covid-19 Coronavirus), duke marrë për bazë zbatimin e rekomandimeve nga institucionet relevante (Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik).

Për informata me rëndësi kliko këtu

Ju lusim për mirëkuptimin tuaj.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA