TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


24/03/2020

Orari i ri i punës i përshtatur sipas vendimit të Qeverisë

Degët e Bankës TEB Sh.A. prej nesër (25.03.2020) do të operojnë nga ora 7:30 deri në 9:30.




Vendimi më i ri i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja të caktuara ka hapur mundësi që t’i përshtatemi kësaj rregullore me orar trë ri të punës.

Në këtë drejtim Degët e Bankës TEB Sh.A. do të jenë në shërbim të klientëve nga ora 7:30 deri në 9:30 prej të hënës deri të premten.

Vendimi mbetet në fuqi deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.

Nga 29 degët tona vetëm ajo Prishtina Qendër (afër stacionit kryesor të policisë) nuk është duke punuar, deri sat ë gjitha degët tjera do të aplikojnë orarin e ri të punës.

Ju lutemi që edhe në këtë kohë, të vizitoni degët vetëm në situate të pashmangshme, ndërsa gjatë vizitës ju përkujtojmë të keni parasysh rreguloren e re të vizitës në ambiente të tilla, duke pasur parasysh masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës obligative sociale.

Banka TEB ju sugjeron të përdorni kanalet alternative të shërbimit për klientët tanë si TebMobile, 86 pikat e bankomateve (ATM), për pagesa kartelat bankare në më se 3600 pika të shitjes (POS) në tërë Kosovën dhe shërbimin e-banking.
Shërbimi në TebMobile ju ofron shërbime të shumta që mund të kryeni pa problem dhe në kohë reale.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA